Mozzik dhe Loredana janë dyshja më e komentuar e momentit. Për një kohë të gjatë ata mbajtën të fshehtë lajmin se do të bëheshin prindër, derisa erdhi në jetë vogëlushja e tyre, Hana. Tashmë ata nuk ngurrojnë të ndajnë gjithçka me ndjekësit e tyre, duke filluar nga fotot e Loredanës gjatë shtatzënisë e deri tek veshjet e para që kanë blerë për vajzën e tyre. Së fundmi Mozzik ka publikuar në ‘Instagram’ një video të një ‘body’ të personalizuar për vogëlushen. Në pjesën e parme është stampuar 2Pac, ndërsa mbrapa është logoja e labelit që ka krijuar me vëllain e tij, “2 Euro Gang”.
Ndoshta prindërve të tjerë mund t’u duket një veshje e çuditshme për fëmijë, por kur je vajza e një reperi është diçka e pritshme. /revistawho.com