Konfirmuar nga një studim i University of Pennsylvania, të kesh kohë të lirë shumë dhe të mos kesh thuajse fare, është njësoj e dëmshme dhe shkenca e ka bërë të qartë.
Sipas “Journal of Personality and Social Psychology”, koha e lirë rrit nivelin e mirëqenies, deri në një pikë të caktuar. Në studim u përfshinë mbi 21.700 qytetarë të cilët u vëzhguan për 1 vit. Ata dhanë me detaje gjithçka kanë bërë në 24 orët paraardhëse gjatë gjithë ditës dhe u vëzhgua niveli i mirëqenies.
Nga studimi u konstatua që ata të cilët i dedikohen punës e gjithë aktiviteteve, pa i kushtuar pak kohë vetes, janë shumë të stresuar, por e njëjta gjë vlen dhe për personat që kanë kohë të lirë me tepricë. Për këta të fundit, vjen një pikë që përjetojnë ankth dhe stres, njësoj si ata që janë shumë të angazhuar. Arsyeja kryesore është mungesa e punëve dhe detyrave që i mbajnë të zënë një pjesë të ditës./revistawho.com