Lisa Marie Presley e mbajti trupin e djalit të saj të vdekur dy muaj në shtëpi. Ky fakt u zbulua në librin e publikuar të Presley-t, “From Here to the Great Unknown” që u përfundua nga e bija, Riley Keough.
“Nëna e mbajti vëllain në shtëpi me ne në vend që ta çonte në morg. Ata na thanë se nëse ne mund të kujdeseshim për trupin, mund ta mbanim në shtëpi dhe ajo kështu bëri, duke e vendosur në akull të thatë. Ishte shumë e rëndësishme për nënën time që të kishte kohë të mjaftueshme për t’i thënë lamtumirë, njësoj siç kishte bërë me të atin. Unë shkoja dhe ulesha pranë tij”, thuhet në një pasazh.