Mënyra sesi lyejmë buzët në shumicën e rasteve varet nga mënyra sesi duam të prezantohemi tek të tjerët, një make up i thjeshtë dhe natyral, buzë të kuqe dhe sy të trukuar lehtë ose edhe një makiazh pompoz për të rënë shumë në sy. Por janë disa personazhe që mesa duket dashurojnë buzët e kuqe dhe në shumë dalje të tyre publike kanë zgjedhur buzkuqin e kuq, ndërkohë që shumë të tjera identifikohen me të.
Roza Lati
Sillni në mendje Roza Latin, a nuk e identifikoni me buzët e kuqe? Roza e ka pranuar se i dashuron buzët e kuqe, madje edhe kur të plaket do i lyej buzët e kuqe për tu ndjerë e kuruar.
Rita Lati
Mesa duket nënë e bijë kanë një debulesë të veçantë për buzët e kuqe. Në qoftë se i hidhni një sy “Instagramit” personal të aktores së humorit, pothuajse në të gjitha fotot ajo ka pozuar me buzë të kuqe. Pasi siç thotë shpesh me humor “e lyer ndihesh zonjë grua”.
Balina Bodinaku
Sillni në mendje këtë emër dhe menjëherë ju kujtohen buzët e kuqe. Pothuajse në çdo dalje të saj në media, Balina zgjedh ti ketë buzët e kuqe, madje mund të themi se ato e identifikojnë atë. Kush ka patur rastin ta takojë në jetën e përditshme sërish ajo del me buzë të kuqe. Meqë ra fjala, Balin ku i blen buzëkuqët se kanë ngjyrë fantastike?
Rudina Magjiatari
Jo pak herë ndodh që moderatorja e emisionit “Rudina” të shfaqet përpara kamerave me buzët e kuqe flakë. Por jo vetëm në ekran, gazetarja shpeshherë në fotot që publikon nga përditshmëria e saj preferon buzët e kuqe.
Iris Luarasi
Iris Luarasin në studiot e debateve politike, shpeshherë e vetmja femër në panele me meshkuj, e karakterizojnë buzët e kuqe. Ndërkohë studentët e saj tregojnë se Irisi vazhdimisht shfaqet në auditor me buzët e kuqe. E kuqja mesa duket është identifikuese për Luarasin dhe një tjetër detaj që e tregon këtë janë thonjtë. Ajo i mban gjithmonë të kuq./revistawho.com