Moderatorja e njohur, Bora Zemani, ka vendosur të lyejë flokët vetë në shtëpi, duke qenë se parukeritë qëndrojnë të mbyllura për shkak të Koronavirusit. Megjithatë ky proces nuk ka shkuar si duhet për moderatoren. Ajo ka zbuluar me anë të një videoje në ‘Instastory’ disa pamje ku shfaqen shenjat e bojës nëpër trup, duke treguar se nuk ka qenë aspak e lehtë. “Kush tha që është e lehtë të lyesh flokët vetë”, shkruan Bora në një video. Në tjetrën ajo ironizon me humor të gjithë ata që thonë vajzat brune e kanë më të lehtë me flokët, por me sa duket nuk është aspak kështu. Megjithatë në fund ka rëndësi rezultTi dhe Bora do ja ketë dalë më së miri.