Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Të martuarit jo vetëm tradhtojnë, por janë edhe të ndarë në disa tipa tradhtarësh

13/04/2022
in Jetë, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Të martuarit jo vetëm tradhtojnë, por janë edhe të ndarë në disa tipa tradhtarësh

 





Tradhtia është një fenomen social që ka qenë gjithmonë ekzistent. Madje ka ndodhur rëndom edhe kur mes dy personave ka pasur dashuri. Sjellja fyese e në thelb lënduese, ka të bëjë me fenomenin e përhapur, i cili nuk kushtëzohet aspak nga faktorët kulturorë, etnikë apo të klasës sociale. Praktika ka treguar se tradhtia nuk është fenomen i viteve të fundit. Në vitet ’40, instituti “Kinsey”, në shënimet mbi botimin “Raporti i sjelljeve seksuale të amerikanëve”, ka evidentuar se të paktën 50% e burrave të martuar kishin filluar një marrëdhënie jashtëmartesore para moshës 40 vjeç dhe se 25% e grave i tradhtonin bashkëshortët e tyre.


Willy Pasini është psikologu dhe seksologu që ka studiuar më tepër mbi fenomenin e tradhtisë. Madje, në librin e tij “Psikologjia e tradhtisë”, ai ka shkruar mbi rastet dhe personat e mundshëm. Nevoja për dashuri, – shkruan autori, – si dhe frika nga plakja, janë arsyet kryesore që çojnë në tradhti, sepse në fakt, tentativat janë të shumta kur bëhet fjalë për të riforcuar një identitet seksual konfuz. Ja se cilët janë tipikët dhe tipologjitë e një tradhtari sistematik, sipas Pasinit:

Tradhtari i shkëlqyer

Për mashkullin ose femrën që tradhton, momenti i joshjes është gjithçka, një akt jetësor, tamam si një frymëmarrje. Joshësi gjen kënaqësi nëse bën për vete, josh seksualisht dikë, sidomos nëse është më i ri, e mbi të gjitha nëse loja merret vesh nga të gjithë.

“Shkelësi”

Për këtë lloj tipi kënaqësia e vërtetë është ajo e ndaluar. Raportet e vërteta e sidomos ato të zyrtarizuara e mërzisin, ndaj ai lodhet dhe kërkon për diçka të re.

I varuri seksualisht

Është ai person që, nëse tradhton, arsyeja e parë që e shtyn është dëshira e fortë seksuale. Te ai, libidoja, e thënë ndryshe uria seksuale, është më e zhvilluar. Ai ka një dëshirë të pakontrollueshme për marrëdhënie seksuale, ndaj dhe pasionin e ndien vetëm fizikisht.

Rastet kur tradhtojnë burrat e martuar

Burrat është vlerësuar se kanë më shumë mundësi të tradhtojnë sesa gratë. Besohet se thuajse 50% e gjithë bashkëshortëve tradhtojnë në një moment të jetës së tyre. Ka nga ata të cilët e shohin si mundësi të mirë edhe tradhtinë online, përmes ‘chat’-it, deri në takime e njohje reale. Sa më shumë para të ketë një bashkëshort, aq më të lehtë e ka ai të jetë i pabesë. Kur një burrë tradhton, ka më tepër mundësi që të ketë një marrëdhënie me një femër që është më e re se gruaja e tij. Nëse bëhet fjalë për një histori shumë të shkurtër, meshkujt nuk janë shumë të fiksuar mbi paraqitjen e femrës. Bashkëshortët kanë më tepër mundësi të jenë tradhtarë “serialë”./revistawho.com

 

Tags: pse tradhtojme dhe kur jemi te dashuruarTradhtia
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
Next Post
Beatrix ka një urim special për Dafinën: Nisi nga zero për t’u kthyer në inspirim

Beatrix ka një urim special për Dafinën: Nisi nga zero për t’u kthyer në inspirim

Discussion about this post








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera