Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat! 27/12/2025
Ups! Të gjithë e paskemi ditur gabim emrin e Ylli Limanit 27/12/2025
“Ishte e tmerrshme!”, Propozimi i Turit për Orindën paska qenë më i sikletshmi (por edhe më i bukuri) në histori! 27/12/2025
Sulm tronditës ndaj gazetarit Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin 27/12/2025
“Jam i komplikuar!”/ Ylli Limani hap zemrën për problemet në dashuri: Çfarëdolloj përpjekje që e bëj… 27/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Të mbetesh 12 ditë i izoluar në Theth për shkak të borës, fotografi nga Kosova rrëfen eksperiencën e tij

07/02/2019
in Breaking News, Lajme, Vetëm në WHO
Reading Time: 3 mins read
A A
Të mbetesh 12 ditë i izoluar në Theth për shkak të borës, fotografi nga Kosova rrëfen eksperiencën e tij

“Të nisesh për një udhëtim dhe të mbetesh për 12 ditë i izoluar në një vend malor”…Kjo duket si një histori filmash e mbushur me aventurë, por paksa e frikshme në të njëjtën kohë. Në fakt nuk është çudi të ndodhë në jetën reale, sepse pikërisht e njëjta gjë i ka ndodhur edhe Egzon Bytyqit. Egzoni është një fotograf nga Kosova, i apasionuar jo vetëm pas fotos, por edhe sportit të ‘hiking’ dhe vizitave në vende të ndryshme turistike. Pavarësisht se këto udhëtime falin gjithmonë kënaqësi, duket se jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu siç duhet. Egzoni u nis për një vizitë 3-ditore në Theth të Shkodrës, por për shkak të stuhisë së borës ju desh të qëndronte nga 25 janari-5 shkurt i izoluar në fshat. Në një rrëfim ekskluziv për ‘RevistaWho.Com’, fotografi ka vendosur të ndajë me të gjithë eksperiencën e tij.





Fotografi të shkrepura nga Egzoni

“Ideja për të ikur në Theth gjatë dimrit ka qenë që nga viti kaluar. Kur isha për vizitë në Theth në vjeshtë u takova me një banor të zonës, Nard Polia, qe ka bujtinën aty. Ai më ftoi ta vizitoja dhe gjatë dimrit, sepse të ofron një pamje krejt tjetër nga ajo se çfarë jemi mësuar ta shohim Thethin zakonisht. Vendosa të shkoj fillimisht për 3 ditë. U takuam me Nardin në Shkodër dhe u nisëm për në Theth. Gjatë rrugës patëm shumë vështirësi, sepse bëmë rreth 8 orë rrugë deri sa arritëm në vend”, – rrëfeu Egzoni.


Më tej ai na tregoi se nuk e priste aspak që të ndodhte diçka e tillë, sepse mendonte se organet kompetente do të pastronin rrugën edhe nëse binte shumë borë. Kur e pyetëm se çfarë ndodhi gjatë atyre ditëve, ai tha: “Në fillim javën e parë shkoi mirë, sepse dilnim eksploronim vendin bënim foto. Pastaj qëndrimi atje filloi të bëhej pak i mërzitshëm, sepse nuk planifikova të qëndroja aq gjatë. Banorët e zonës ishin mësuar, sepse për shumë vite ata qëndrojnë të bllokuar me muaj të tërë dhe përgatiten që ta kalojnë dimrin në ato kushte të vështira. Banorët aty kryesisht merreshin me blegtori që ta kalojnë kohën disi”.

Përsa i përket ushqimit dhe energjisë elektrike fotografi tregon se nuk ishte problem, duke qenë se bujtina në të cilën qëndroi ishte e pajisur me rezerva ushqimore dhe ngrohje. Më tej Egozni tha se në ditën e tetë të izolimit në Theth bëri dhe status në rrjetin social ‘Facebook’, i cili u shpërnda në shumë portale mediatike në Shqipëri dhe Kosovë, por asnjëherë nuk pati reagim nga organet përkatëse. Për këtë arsye ai shprehet se shumë banorë që japin bujtina me qera për turistët në dimër mbeten pa punë.

Vetëm pasi nisi shiu dhe bora filloi të shkrijë, Egzoni na zbuloi se mundi të lëvizte nga Thethi në Shkodër, duke marrë fund edhe “aventura” e tij 12-ditore. Sigurisht që për të nuk ka qenë ndër eksperiencat më të bukura, megjithatë ai arriti që gjatë atyre të ditëve të fotografonte dhe filmonte pamje spektakolare.

Thethi është ndër zonat turistike më të preferuara, por mungesa e një menaxhimi të mirë nga vetë shteti shpesh sjellë probleme të kësaj natyre në Shqipëri. Megjithatë të gjithë vazhdojmë të mendojmë se Shqipëria mbetet ndër zonat më të bukura të Ballkanit dhe bukuria e këtij vendi vështirë të zbehet. /revistawho.com

Tags: boreegzon bytyqifotografi izoluartheth
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!
Kryesore

Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!

27/12/2025
Ups! Të gjithë e paskemi ditur gabim emrin e Ylli Limanit
Breaking News

Ups! Të gjithë e paskemi ditur gabim emrin e Ylli Limanit

27/12/2025
“Ishte e tmerrshme!”, Propozimi i Turit për Orindën paska qenë më i sikletshmi (por edhe më i bukuri) në histori!
Breaking News

“Ishte e tmerrshme!”, Propozimi i Turit për Orindën paska qenë më i sikletshmi (por edhe më i bukuri) në histori!

27/12/2025
Sulm tronditës ndaj gazetarit Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin
Breaking News

Sulm tronditës ndaj gazetarit Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin

27/12/2025
“Jam i komplikuar!”/ Ylli Limani hap zemrën për problemet në dashuri: Çfarëdolloj përpjekje që e bëj…
Breaking News

“Jam i komplikuar!”/ Ylli Limani hap zemrën për problemet në dashuri: Çfarëdolloj përpjekje që e bëj…

27/12/2025
Dolce goditi Albën, por nga shtëpia u largua….! Vendimi që ndezi revoltën në rrjet
Breaking News

Dolce goditi Albën, por nga shtëpia u largua….! Vendimi që ndezi revoltën në rrjet

27/12/2025
Next Post
Pas ndarjes së shumëpërfolur, Xheni pranon se vazhdon të takohet me Bernardin

Pas ndarjes së shumëpërfolur, Xheni pranon se vazhdon të takohet me Bernardin








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera