Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk janë më të martuar, por vazhdojnë të ruajnë një marrëdhënie miqësore së bashku. Tabloidi britanik Daily Mail bën të ditur se ish-çifti kanë drekuar në shoqërinë e njëri-tjetrit në Los Angelos dhe kanë shkëmbyer edhe dhurata me rastin e sezonit festiv.
“Ata do të vazhdojnë të jenë në jetën e njëri-tjetrit pavarësisht se nuk janë në një romancë së bashku”, thotë një burim për Page Six .
Ben Affleck ruan marrëdhënie të mira edhe me ish-bashkëshorten Jennifer Garner me të cilën ka tre fëmijë.