Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ish-at flasin: Çfarë kanë thënë ish-partneret e Brooklyn për Victoria Beckham? 25/01/2026
Nëna e Brikenës thyen heshtjen për Mateon: Kemi qenë dakord… 25/01/2026
Bora Zemani hap zemrën për faljen në dashuri: Nuk gënjehem, di ku është gabuar… 25/01/2026
“Një ditë pas lindjes së vajzës më vunë prangat…”/Ish-banori i BBV bën rrëfimin tronditës  25/01/2026
Është ndarë nga partneri? Veprimi i fundit i Ronelës na bëri të dyshojmë! 25/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Të njohurit që po kalojnë Covid qenkan të gjithë në një mendje

16/11/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 8 mins read
A A
Të njohurit që po kalojnë Covid qenkan të gjithë në një mendje

Në fillimet e pandemisë, kur infektimi ishte diçka e rrallë, pas njerëz e pranonin publikisht. Por tashmë personazhet e njohur publikë kanë zgjedhur të ndajnë me ndjekësit e tyre momente të ndryshme, madje dhe lajmin se janë infektuar, duke ndërgjegjësuar në një formë a një tjetër audiencën.





Mes shumë personazheve të njohur që kanë ndarë eksperiencën e tyre me Covid. Te gjithe kane nje te përbashkët, nuk tregojne se si e kanë luftuar apo po e luftojnë, por këshillojnë që të gjithë t’i drejtohen mjekut. Orgesa Zaimi, Iva Tiço, Marjana Kondi, Dhurata Thanasi e Fjodora Fjora kanë ndarë në rrjet përvojat e tyre.


“Faleminderit për simpatinë e dashurinë tuaj. Po, ne e kaluam Covid-19. Urojmë shërim për të gjithë dhe ndjehemi të bekuar nga zoti që për familjen tonë nuk pati pasoja. Jemi në dorë të zotit”, shkroi Orgesa krah fotove me bashkëshortin e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Iva Tiço (@ivatico)

“Unë përballë Covid
(meqe unë nuk jam shumë e paraqitshme sot dhe nuk bëj kështu gjestesh ne publik, po përdor foton e asaj që më duket më e bukura e botes)
Përtej lajmit te tamponit pozitiv, ca fjalë që shpresoj mos t’ju bezdisin e të mos jenë “leksioni i radhes VIP”:
Nga përvoja personale, them se e vetmja gjë që funksionon për t’u mbrojtur, është izolimi i plotë. E dala kështu “sipas protokolleve”, diku çedon, megjithëse jam mbrojtur, kam qenë e kujdesshme dhe në distancë, diku e kam marrë.
Nuk po them të mbylleni si në mars, shihni e beni secili sipas nevojave. Por nëse takoni njerëz për punë a për qejf, gjasat janë që një ditë të infektoheni. Dhëntë Zoti, e kalofshi sa më lehtë!
Po patët ethe, kollë edhe te thatë dhe çdo shenjë që është njëlloj si çdo ftohje që keni pasur në jetë, prapë izolohuni dhe njoftoni ata me të cilët keni qene në kontakt ditët e fundit. Rasti im qe i tillë, dukej fiks ftohje si ato që kaloj nga 10 herë në vit.
Në dalshi pozitiv, qetesohuni, thuajini “faleminderit” çdo sugjerimi dhe merrni mendim vetëm nga nje mjek që keni besim. Mos lejoni asnjë njeri t’ju keshilloje, edhe pse e kanë për mirë. Lajmet dhe shkrimet për Covid po u shmangën shpëtojne shumë shqetësime psikologjke: librat dhe filmat janë ilaç.
Skaner, analize gjaku, saturim gjaku, antibiotike, gjithe fjalët që këto ditë i përdorin të gjithë, janë fjalë që duhet t’ua thotë vetem mjeku.
Siç kuptohet, une nuk do shkruaj kurrë se me se po kurohem (shpëtuat, një më pak). Deri tani jam në shkallë te lehte dhe shpresoj te vazhdoj keshtu. Tamponin e bera në laborator privat, sepse kështu e pashë të arsyeshme, për fat mund ta përballoja. Kjo shpjegon përgjigjen e shpejtë. Ju falënderoj me zemër për çdo mesazh dhe fjalë mire, duket klishe, por jam vajzë me fat që marr kaq shume dashuri nga njerëz qe nuk i kam takuar kurrë. Zoti jua kthefte 100 fish në familjet tuaja #blessed #toomuchlove❤️”, shkroi gazetarja Iva Tiço në një postim në llogarinë e saj ku mbizotronte fryma pozitive.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @marianakondiofficial

“Te falenderoj Dr Pipero per keshillen e rendsishme qe me dhe! Mos shiko dhe mos degjo se cthon njerzit …. vetem mjekun specialist!
U lodha duke degjuar mendimtaret idjot, futur dhe une brenda dhe per pak sa i besoja plotsisht! Jooo!!! Degjoni vetem mjekun dhe jo frike por perkushtim ndaj vetes!”, ka shkruar aktorja Mariana Kondi krah fotos së publikuar pak minuta më parë, duke pohuar gjithashtu se këshillat më të vlefshme janë ato të mjekut.

“Që ditën e parë të simptomave, u këshillova nga mjekja e lagjes dhe nisa mjekimet sipas protokollit, njoftova gjithë miqtë, kolegët me të cilët kisha patur takime për t’i bërë vigjëlentë dhe marrë masa karantinimi. Nuk po ju shkruaj unë protokollin mjekësor, sepse atë ja lë në dorë mjekëve. Di t’ju them që sistemi im imunitar ishte në lartësinë e duhur dhe e përballoi mirë, duke mos zgjatur temperaturën në trup”, ka shkruar Dhurata Thanasi në një postim në llogarinë e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fjodora Fjora (@fjodoraf)

Edhe gazetarja, Fjodora Fjora ka zbuluar se tashmë i është kthyer normalitetit pas një izolimi prej 14 ditësh, duke mos dhënë detaje të shumta, por duke treguar se avash avash i është rikthyer edhe nuhatja.

Të gjithë personazhet e njohur kanë zgjedhur të mos tregojnë se me çfarë po kurohen, por të japin një mesazh të rëndësishëm se çdo person duhet të lidhet me mjekun për të marrë dhe ndjekur gjithë këshillat e nevojshme në luftën kundër Covid-19./revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ish-at flasin: Çfarë kanë thënë ish-partneret e Brooklyn për Victoria Beckham?
Breaking News

Ish-at flasin: Çfarë kanë thënë ish-partneret e Brooklyn për Victoria Beckham?

25/01/2026
Nëna e Brikenës thyen heshtjen për Mateon: Kemi qenë dakord…
Breaking News

Nëna e Brikenës thyen heshtjen për Mateon: Kemi qenë dakord…

25/01/2026
Bora Zemani hap zemrën për faljen në dashuri: Nuk gënjehem, di ku është gabuar…
Breaking News

Bora Zemani hap zemrën për faljen në dashuri: Nuk gënjehem, di ku është gabuar…

25/01/2026
“Një ditë pas lindjes së vajzës më vunë prangat…”/Ish-banori i BBV bën rrëfimin tronditës 
Breaking News

“Një ditë pas lindjes së vajzës më vunë prangat…”/Ish-banori i BBV bën rrëfimin tronditës 

25/01/2026
Është ndarë nga partneri? Veprimi i fundit i Ronelës na bëri të dyshojmë!
Breaking News

Është ndarë nga partneri? Veprimi i fundit i Ronelës na bëri të dyshojmë!

25/01/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Next Post
Jennifer dhe Alex i drejtohen njëri-tjetrit me këto fjalë kur bëjnë dedikime dashurie

Jennifer dhe Alex i drejtohen njëri-tjetrit me këto fjalë kur bëjnë dedikime dashurie








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera