Pas eliminimit të Albit nga “Ferma VIP”, ai zgjodhi Frederik Ndoci si kryefermer. Ndërkohë, Frederik vendosi të ndajë qëndrimin në shtëpinë e “Njishit” me Albën. Por bashkëjetesa e tyre nisi me tensione që në mbrëmjen e parë.
Gjatë një bisede, Frederik Ndoci i tha Albës se e kishte parë pjesërisht të zhveshur në banjë, pasi sipas tij, ajo kishte harruar derën hapur.
“Në banjë, e kishe lënë derën hapur dhe të pashë gjysmë nudo. Por e kishe fajin ti”, u shpreh ai.
Kjo deklaratë solli reagime të forta dhe agravoi raportin mes tyre që në fillimet e bashkëjetesës në “Njish”.