Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Special Olympics Albania organizoi Turneun Kombëtar të Basketbollit të Unifikuar 2025 me mbështetjen e Coca-Cola! 06/12/2025
Ka vetëm një pjesë në fytyrën e Kris Jenner pa ndërhyrje estetike! 06/12/2025
Gozhda del me gozhdë! Dolce mohoi Edin, familjarët e tij Dolcen! 05/12/2025
“Kam turp t’ja them…” Një nga djemtë e BBVK shpreh pëlqim për Hygerta Sakon 05/12/2025
Nëse mendoni se e gjeni dhuratën më të shtrenjtë që Blendi i ka bërë gruas, e keni gabim! 05/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Të pathënat e “Dancing With The Stars Albania”, flasin Ami dhe Drini

15/01/2016
in Intervista, Në Kopertinë
Reading Time: 6 mins read
A A

Untitled-1Fotot: Endrit Mërtiri





Lajmi i parë i mirë që erdhi këtë vit nga produksioni i “Dancing With The Stars Albania”, ishte dyshja e prezantuesve. Rikthimi i Amarda Toskës dhe zgjedhja e Drini Zeqos si partner i saj, u komentuan pozitivisht në të gjitha qarqet. Edhe në ato mediatike, ku kolegët i kursejnë përgjithësisht fjalët e mira për ata të sojit të tyre. Ami dhe Drini kanë ‘ngjitur’, ndonëse askush s’i ka parë ata bashkë në skenë. Mbase profili që kanë krijuar me vitet, i ndihmon ata (komentuesit), të krijojnë një përfytyrim mbi këtë çift të ri të ekranit. Ajo e ëmbël dhe e qeshur, ai hokatar dhe ngacmues, herë-herë madje ironik; të dy me një përvojë të gjatë në media. Amarda Toska dhe Drini Zeqo, do të kthehen për 12 javë rresht në miqtë më të mirë të së hënës mbrëma, bashkë me konkurrentët dhe elementët e tjerë të një spektakli që premton vetëm surpriza. “Dancing With The Stars Albania” ju fton të gjithëve në kërcim! Ju, jeni gati?

AMI


Ami, si po e përjeton rikthimin në prezantimin e “Dancing With The Stars Albania”?

Që nga koha kur vendosa të jem pjesë e këtij produksioni, vite më parë, vazhdoj edhe sot ta kem spektaklin tim të preferuar, ndaj rikthehem me dëshirën e madhe për të pasur një edicion të suksesshëm.

Ç’mendim ke për Drinin, si të duket si prezantues?

Deri më tani e kam njohur Drinin si spiker lajmesh dhe më pëlqente në atë pozicion. Vlerësimin si prezantues spektakli do ta bëjë më mirë publiku.

Është më e lehtë të prezantosh me bashkëshortin, apo është më e vështirë?

Eshtë pak më e komplikuar se kaq… Ndonjëherë bëhet shumë e thjeshtë, sepse njeh mirë çdo mimikë, intonacion zëri dhe kod xhestikulacioni, të cilat e ndihmojnë dyshen për të kontrolluar situata të ndryshme në skenë. Ndonjëherë është më e vështirë, sepse duhet të ruash distancën, të bëhesh më formal, për të shpërfaqur çiftin që i duhet dhe i shërben skenës, jo atë që jemi jashtë saj. Pastaj, provat e tekstit, me gjithë këmbënguljen time, asnjëherë nuk i realizonim nga fillimi në fund, na kapte e qeshura… Por në fund të të gjithë kësaj eksperience kemi zbuluar një tjetër dimension tek njëri-tjetri që shumë pak çifte kanë fatin ta përjetojnë. Kemi një gur më shumë në themelet tona të përbashkëta!

Në këtë edicion të pestë kthehesh ndryshe, tashmë një Ami nënë, më e përkushtuar ndaj jetës familjare. A e ka ndryshuar mëmësia këndvështrimin tënd për jetën profesionale?

Jo, nuk mendoj se ka ndryshuar këndvështrimi mbi gjërat që bëj, kanë ndryshuar pak prioritetet, po. Jam e qëndrueshme në zgjedhjet që bëj, sepse nuk udhëhiqem shumë nga instinkti, por nga arsyeja. Ndaj, mirësia dhe lumturia shpirtërore që të fal mëmësia, vetëm ma kanë shtuar energjinë dhe frymëzimin për të bërë maksimumin në çdo drejtim ku jam e përfshirë. Ah, gjëja që do jetë e re këtë vit, meqë jemi te mëmësia, është se pas çdo puntate të “Dancing” do shtrëngoj edhe Joelin!

Po linjat, me të cilat po ‘ua heq mendjen’ dhe balerinave, si i arrite?

Reduktim i darkës kryesisht dhe 6 muaj Body Code. Është fat i madh që jetojmë në kohën e teknologjisë së avancuar, ku edhe pa u lodhur me orë e orë të tëra arrin rezultatin e duhur.

Dikur ke kërcyer vetë; të bëjnë pak “zili” skena dhe artistët që kërcejnë aty për 3 muaj?

Të jem e sinqertë, jo! E di mirë se ç’do të thotë të përgatitesh për një numër baleti, ndaj nuk është se më merr shumë malli. Mjafton të jem në “Dancing”, në qendër të të gjithë këtyre balerinëve dhe artistëve, t’i shoh teksa kërcejnë, dhe kënaqem. Shumë vite më parë, vendosa të mos i investoja më orët e mia në palestër, por në një tjetër shkollë dhe më pas në biznes. Jam jashtëzakonisht e lumtur për këtë zgjedhje, të bekuar nga Zoti siç duket!

DRINI

Drini, nga gazetar dhe moderator i lajmeve të aktualitetit, në një spektakël vallëzimi… Është kjo ajo që ti ke dashur? Bota e spektaklit, ka qenë një aspiratë e jotja?

E vërteta është se unë kisha bërë plane për të qenë prezantues i çmimeve OSCAR këtë vit, por nuk e gjetëm dot rrugën e duhur të bashkëpunimit. Më pëlqen të bëj shaka kur flitet për aspirata në një vend si Shqipëria. Sigurisht, është ajo që kam dashur, në të kundërt nuk do isha pjesë e këtij produksioni. Por nuk është një qëllim në vetvete ky destinacion. Është një ndalesë, një stacion në rrugën e gjatë që dua të bëj. Televizionin dhe mundësinë për të qëndruar pranë njerëzve, gjithmonë i kam parë si një rrjedhë të natyrshme të këtij angazhimi. Fakt është se shpesh bëjmë zgjedhje apo krijojmë mundësi për shumë arsye, të cilat në disa raste mbeten të pazbuluara.

Ti ke prezantuar edhe më herët spektakle muzikore, por sërish je kthyer tek lajmet. A është ky një divorc i përhershëm me informacionin, apo ka gjasa t’i kthehesh sërish atij?

Unë nuk jam shkëputur asnjëherë nga lajmet, ose më saktë nga gazetaria. Unë kam studiuar për gazetari dhe jo rastësisht. Është një aset që të ndihmon në çdo hapësirë televizive. Lajmet shpesh shihen si diçka e ngurtë dhe shumë strikte dhe, për këtë arsye, më është bërë shpesh pyetja: “Si ndihesh për këtë kalim në botën e spektaklit?”. Ndihem në habitatin tim të natyrshëm. Ndaj, për këtë arsye, nuk e përjashtoj mundësinë e rikthimit në studion e lajmeve, por as mundësinë e një programi të ri që mund të ketë lidhje me aktualitetin.

Si e sheh veten në këtë dyshe të re?

Ndihem shumë mirë. Vlerat e vërteta gjatë një prezantimi janë më të vështira për t’u shpërfaqur kur janë dy vetë në skenë. Duhet të jesh i vëmendshëm, të dëgjosh atë që thotë personi tjetër, të ndërhysh në momentin e duhur, të kesh batutën apo edhe sjelljen e qëndrimin fizik.

Ç’mendon për Amin si prezantuese?

Mendoj se ajo është shumë e dashur për publikun, e jo rastësisht. Nga eksperienca mendoj se kjo lidhje, ose krijohet, ose nuk stabilizohet dot me kalimin e viteve. Ajo, mendoj se e ka fituar këtë betejë.

Ajo ka prezantuar për dy edicione radhazi krah Ermalit në këtë spektakël; mendon se do ia dalësh ta zëvendësosh figurën e tij karizmatike?

Unë nuk po zëvendësoj askënd, sepse të gjithë jemi të pazëvendësueshëm. Ermali është një mik i vjetër i imi, duke kujtuar se karriera jonë ka nisur në të njëjtin vit dhe në të njëjtën studio, në emisionin “Top Select” në “TCH”. Gjithsesi, unë kisha disa vite më shumë angazhim radiofonik përpara se të filloja eksperiencën televizive. Po flisni për Ermal Mamaqin, apo jo?!

Çfarë do të sjellë Drini në “Dancing”? Cila do të jetë sfida jote?

Unë do të jem ai që di të jem. Nuk do bëj çudira, sepse formati nuk ka shumë hapësirë për këtë gjë. Fokusi dhe vëmendja është te konkurrentët. E natyrshme të jetë kështu! Kjo është sfidë e tyre, jo e jona. Unë do bëj atë që di të bëj më mirë.

E ke menduar pozicionin tënd; do jesh më shumë gazetari ngacmues, apo drejtuesi që mbështet VIP-at?

Nuk kam një strategji dhe, nga eksperienca, nuk mund të ketë të tilla qëndrime të paramenduara. Nuk mund ta dish asnjëherë çfarë sjell momenti dhe cili është reagimi i jurisë apo VIP-ave në momente të caktuara. Ndaj thashë edhe më lart: gazetaria ndihmon gjithmonë. Ti di të bësh pyetjen e duhur në momentin e duhur; pjesa tjetër është një sekret profesional që, as shpjegohet, as mësohet.

Nëse oferta do të të ishte bërë jo për të prezantuar, por për të kërcyer, do ta kishe pranuar?

Jo, nuk do ta kisha pranuar, sepse në këtë fazë të karrierës, kam ende shumë punë për të bërë përpara se të ndiej ëmbëlsinë e të qenit një konkurrent VIP.

Si të duket kasti i këtij viti?

Kjo nuk është pyetje për mua. E para, sepse nuk kam si të mos them që është shumë i mirë; dhe e dyta, sepse nuk më takon mua të zbuloj detaje personazhesh. Mendoj se janë elementët e domosdoshëm për spektakël dhe garë të fortë.

Çfarë do u thoshe konkurrentëve?

Do u thosha të punojnë seriozisht, të hyjnë në një garë, e cila është e tillë nga fillimi deri në fund. Ta shijojnë si një spektakël apo si eksperiencë të cilën do ta mbajnë mend gjatë. Në fund, ata duhet të dinë se në TV merr gjithmonë atë që jep. Me shikuesin nuk bëhet shaka!

Tags: Amarda ToskaAmiDrini Zeqo
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!
Kryesore

Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!

02/11/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!
Kryesore

EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!

25/08/2025
Supernova: Modë, forcë, identitet!
Breaking News

Supernova: Modë, forcë, identitet!

19/08/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Next Post

Kёneta prej sheqeri

Discussion about this post








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera