Kur bëhet fjalë për jetën e një këngëtari e aktori të famshëm, lideri të një shteti apo të një karteli gjithmonë të krijohet ideja se kjo jetë është e dëshirueshme nga të gjithë.
Epo kjo gjë ndodh derisa mos ta kesh, se kur i ke të gjitha si paranë, famën e fuqinë vjen një moment që mërzitesh nga të gjitha këto, dhe kërkon përsëri një normale siç e ke patur më parë.
Kjo u ka ndodhur edhe këtyre të famshmëve nga fusha të ndryshme të cilët të mërzitur nga jeta e tyre e njohur kanë planifikuar vdekjen e tyre, për të jetuar më tej një jetë të zakonshme.
Hitleri.

I pari në list është Hitleri, lider i gjermanisë naziste, një diktator i pashpirt i cili ka kryer krime makabre ndaj njerëzimit. Ekziston teoria se ai nuk ka vdekur në një bunker në Berlin siç njihet nga të gjithë, por ”përbindëshi” ka planifikuar vdekjen e tij, dhe është arratisur për të bërë një jetë të zakonshme dhe me një identitet të ri.
Thuhet se ai është arratisur në Argjentinë ose në Spanjë, madje mbi këto teori janë realizuar libra dhe filma të shumtë që për hirë të vërtetës kanë patur një bum shitjesh apo shkimesh.
Ky mit apo legjendë se diktatori nazist jeton ose ka vazhduar të jetojë pas luftës vazhdon dhe do të vazhdojë të qëndrojë derisa fantazia dhe kureshtja e njerëzve të shuhet për jetën e tij të frikshme e njëkohësisht interesante.
Marilyn Monroe.

Vdekja e ikonës së bukurisë, Marilyn Monroe më 5 Gusht të vitit 1962, çuditi dhe habiti botën.
Por vdekja e parakohëshme e saj në rrethana të mistershme, duket se nuk i ka bindur fansat e saj, të cilët kanë arritur të besojnë se gjithçka ka qenë një montazh dhe aktorja e famshme vazhdon të jetojë.
Miti ka shkuar deri aty sa disa prej njerëzve besojnë se e kanë parë aktoren në disa qytete të botës, në qendra tregëtare, në taxi e madje edhe në qytetin e saj të lindjes, Los Angeles.
Sipas tyre aktorja tashmë 90 vjeçare ka planifikuar vdekjen e saj për dy arsye:
1.Ose aktores i ishte mërzitur fama dhe për këtë gjë vendosi të largohej nga bota e artit.
2.Ose ajo është detyruar t’a bëjë këtë gjë pasi dinte sekrete mjaft të mëdha të presidentit amerikanë të asaj kohe, John Kennedy me të cilin mbante një romancë të fshehtë.
Elvis Presly.

Historitë në lidhje me mbretin e Rock&Roll nuk kanë fund. Dihet se ai vdiq nga një atak në zemër, por kjo gjë nuk është besuar nga fansat e tij në mbarë botën.
Thuhet se edhe ai e ka planifikuar vdekjen e tij dhe se është larguar për në Buenos Aires me identitetin John Burrows, dhe për këtë gjë e ka ndihmuar FBI.
Michael Jackson.

Vdekja e papritur e mbretit të popit në vitin 2009 gjithashtu nuk është pranuar lehtë.
Nisur edhe nga skandalet lidhur me jetën e tij personale e ku është akuzuar për pedofili, teoria se Michael Jackson ka planifikuar vdekjen e tij për t’i shpëtuar akuzave dhe një burgu të sigurtë, është përforcuar edhe më shumë.
Paul Walkner

Edhe aktori i njohur Paul Walkner bën pjesë në listën e atyre që planifikuan vdekjen e tyre.
Arsyet se përse aktori e bëri këtë gjë nuk dihen por thuhet se producentët ia kanë kërkuar këtë gjë për t’i dhënë më shumë publicitet filmit të tyre ”Shpejtësi dhe çmenduri 7″.
Thuhet se aktori është penduar por nuk mund të dal haptazi pasi mund të përfundoj në burg për falsifikim dokumentash e identitet të rremë.
Amado Carrillo.

Dhe personi i fundit në listë si një nga ata që ka planifikuar vdekjen e tij është narkotrafikanti meksikan i njohur si ‘’Lordi i qiejve’’.
Thuhet se ai vdiq i shpërfytyruar në vitin 1997 gjatë një operacioni plastik për të ndryshuar fytyrën por që nuk ia doli dot mbanë.
Por zbulimet e mëtejshme kanë treguar se Carillo jeton dhe se i ka mbijetuar atij operacioni ku ka ndryshuar fytyrën, dhe vazhdon ende të jetë një nga narkotrafikantët më të fuqishëm në botë.
Madje për jetën e tij janë bërë një sërë filmash e serialesh që kanë patur një sukses të jashtëzakonshëm.








