Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ndiej dhimbje që nuk përballohet”, Selvija kujton Shpatin… 03/02/2026
Dasmë në horizont? Mesa duket Kylie dhe Timothée e paskan ndarë mendjen këtë vit! 03/02/2026
Dashuria është në ajër? Kim dhe Hamilton, fundjavë romantike mes luksit dhe misterit 03/02/2026
Romeo na prezantoi me rolin e tij të ri dhe po, është kaq i ëmbël! 02/02/2026
Justin Bieber paska bërë tatuazh fytyrën e Hailey-t dhe ne tani e morëm vesh! 02/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Të sakrifikosh për punën, këta janë prindërit e njohur shqiptarë që u ka mbetur peng koha e humbur me fëmijët

11/02/2019
in Breaking News, Lajme, Vetëm në WHO
Reading Time: 4 mins read
A A
Të sakrifikosh për punën, këta janë prindërit e njohur shqiptarë që u ka mbetur peng koha e humbur me fëmijët

Thonë se të jesh prind është një nga misionet më të vështira në jetë, sepse duhet të dish si të edukosh dhe të rrisësh një njeri me vlera. Për shumë prindër është me të vërtetë e vështirë, duke qenë se ndonjëherë e kanë të pamundur të gjenden pranë fëmijëve në çdo moment. Oraret e zgjatura në punë dhe angazhimet e shumta kthehen në pengesë dhe më vonë në një peng për shumë prindër. I tillë është edhe rasti i shumë personazheve të njohur, përfshirë edhe ata shqiptarë. Disa prej tyre janë shprehur herë pas here se pengu më i madh në jetën e tyre mbetet koha që kanë humbur me fëmijët.





Ardit Gjebrea është ndër moderatorët më të dashur të publikut shqiptar, por për shkak të profesionit i është dashur të bëjë kompromis edhe për njerëzit më të shtrenjtë. Ai është baba i dy fëmijëve, Jonit dhe Annës, me të cilët ka një lidhje shumë të ngushtë. Pavarësisht se ka një marrëdhënie perfekte, duket se Arditi e ka peng që nuk ka mundur të kalojë aq kohë sa duhet me ta. Gjatë emisionit të tij ‘E Diela Shqiptare’, Gjebrea ka treguar se i dhemb shpirti që nuk ka mundur të jetë pranë fëmijëve në çdo moment, për shkak të punës.


U bë nënë në një moshë shumë të re, por ajo ka ditur si të kujdeset dhe të krijojë marrëdhënien perfekt me të voglin e saj. Bëhet fjalë për Adrola Dushin dhe vogëlushin e saj, Troin. Modelja e njohur e ka pranuar se i duhet shpesh të punojë me orë të tëra larg tij dhe për ty ky mbetet pengu më i madh. Gjatë një interviste për ‘RevistaWho.com’, Adrola është shprehur: “Si çdo njeri kam pendesat e mia për momente apo vendime të caktuara që kam marrë në jetë. Do të kisha dashur që shumë gjëra të ishin ndryshe. Ndonjëherë mendoj se nëse Troi do të kishte lindur më vonë, të dy do ta kishim shijuar më shumë njëri-tjetrin. Tani më duhet të qëndroj shpesh larg tij, të merrem me angazhimet profesionale dhe kjo sigurisht është e vështirë. Por unë do të bëj më të mirën për jetën tonë”. Ndoshta nuk është e vetmja që i duhet të bëjë një sakrificë të tillë dhe prandaj është e sigurt që i vogli i saj, Troi, do të jetë krenar që nëna e tij ka punuar fort për një të ardhme të sigurt të të dyve.

Si pjesë e politikës dhe gazetarisë, Majlinda Bregu ka qenë dhe vazhdon të mbetet ndër figurat më të njohura shqiptare. Të tilla angazhime sigurisht që kanë ndikuar në karrierën e saj, por edhe në jetën private. Majlinda është nënë e dy fëmijëve dhe është detyruar që për shkak të punës të qëndrojë larg tyre për orë apo ditë të tëra. Gjatë emisionit ‘Opinion’ ajo ka rrëfyer se ka pasur pafund momente të vështira dhe nuk ka mundur që me kalimin e viteve të largojë ndjenjën e fajit për kohën që ka humbur me fëmijët, sidomos me djalin e saj.

Të jesh pjesë e kabinetit qeveritar do të thotë të kesh fatet e vendit në dorë nga njëra anë, por të heqësh dorë nga angazhimet personale nga ana tjetër. Nuk është e lehtë të kesh një rol të tillë, aq më tepër kur mendon se sa shumë kohë duhet të humbasësh me familjen. Këtë gjë e ka treguar edhe ministri Blendi Klosi, i cili është baba i dy fëmijëve, Aronit dhe Amblës. Në emisionin “Pushime On Top” ai ka thënë se ndihet shumë deficitar në kohën që kalon me fëmijët e tij dhe e ka peng të gjithë momentet e bukura që ka humbur me ta.

Është ndër figurat më të njohura në ekranin shqiptar dhe sigurisht që në anën e tij profesionale është i plotësuar, por ndoshta nuk ndihet po njësoj në jetën e tij personale. Blendi Fevziu ka treguar gjithmonë në intervista se koha që ka humbur me vajzën e madhe, Mishel, mbetet pengu më i madh në jetën e tij. Megjithatë vogëlushja Alis, ka ardhur në jetën e Blendit si një dhuratë për të zëvendësuar çdo orë të humbur të Mishelit.

Fiori Dardha ka qenë vazhdimisht e impenjuar me punën në televizion. Vitet e fundit si moderatore dhe autore e emisionit ‘Boom’, ka qenë ndër më të bukurit, por më të vështirët për të. Fiori ka rrëfyer shpesh se pengu më i madh i saj është koha që nuk mundet ta shpenzojë me djalin, Abelin. /revistawho.com

Tags: Femijetkohe e humburpengpersonazhe te njohurprinder
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Të kisha dhe biletën tënde”, udhëtimi i trishtë i Selvijes, pa Shpatin!
Breaking News

“Ndiej dhimbje që nuk përballohet”, Selvija kujton Shpatin…

03/02/2026
Dasmë në horizont? Mesa duket Kylie dhe Timothée e paskan ndarë mendjen këtë vit!
Breaking News

Dasmë në horizont? Mesa duket Kylie dhe Timothée e paskan ndarë mendjen këtë vit!

03/02/2026
Dashuria është në ajër? Kim  dhe Hamilton, fundjavë romantike mes luksit dhe misterit
Breaking News

Dashuria është në ajër? Kim dhe Hamilton, fundjavë romantike mes luksit dhe misterit

03/02/2026
“Do të marr hak”, Donaldi nuk humb kohë fare, do t’i kthejë reston Romeos!
Breaking News

Romeo na prezantoi me rolin e tij të ri dhe po, është kaq i ëmbël!

02/02/2026
Justin Bieber paska bërë tatuazh fytyrën e Hailey-t dhe ne tani e morëm vesh!
Breaking News

Justin Bieber paska bërë tatuazh fytyrën e Hailey-t dhe ne tani e morëm vesh!

02/02/2026
Bad Bunny hyn historinë e Grammy-t, i pari këngëtar latin që fiton çmimin…
Breaking News

Bad Bunny hyn historinë e Grammy-t, i pari këngëtar latin që fiton çmimin…

02/02/2026
Next Post
Anne Hathaway jep detaje mbi rritjen e djalit: Princ William dhe Kate janë shembulli perfekt

Anne Hathaway jep detaje mbi rritjen e djalit: Princ William dhe Kate janë shembulli perfekt








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera