Gerta Gixhari theu dje kutinë e emergjencës që përmbante një telefonatë. Ajo dëshironte të fliste me dy djemtë e saj, por u përball me një të papritur: duhej ta jepte telefonatën dikujt tjetër.
E përlotur që nuk mund të kontaktonte fëmijët e saj, ajo ia dha telefonatën Aldos. Ky i fundit u shpreh se do të fliste me ish-bashkëshorten për të pyetur për vajzën e tyre.
Ish-bashkëshortja i dha disa këshilla për lojën:
“Vazhdo kështu siç je, çdo ditë do të doja të shikoja duke flirtuar me vajzat e bukura të shtëpisë se sa të shikoja shembuj që i ofendojnë dhe ulin femrat. Kështu që duhet t’i japësh forca. Kur Rozana të thotë ke flirtuar me 3, thuaj do flirtoj me 6,” i tha ajo.