Në një intervistë plot energji në “Klo’s Friends”, Mimoza Ahmeti tregoi si gjithmonë se përveç poetes, është edhe një personazh që di si të bëjë çdo bisedë argëtuese. Gjatë një bisede me Klotilda Harka-n, ajo rrëfeu një episod shumë interesant nga marrëdhënia e saj me partnerin polak.
Klodi nisi me një koment të pafajshëm:
Klodi: “Moza, më bëri shumë përshtypje kjo xhaketa jote. Shumë e bukur, po më duket si xhaketë burrash?”
Dhe përgjigjja e Mozës? Si gjithmonë, plot jetë:
Moza: “Ky është një kostum i gjatë që ma pati dhuruar një stilist në Francë që e kisha dhe mik. Ai më tha ‘nuk më bën më, rri i gjatë, po ke një njeri që i bën, merre’. Unë desha t’ja jepja polakut. Dhe i thash ‘kështu kështu ma ka dhuruar një miku im’. Ai më tha: ‘Ça thua mi?! Të vesh unë xhaketat e dashnorëve të tu? As që bëhet fjalë!’”
Pas kësaj, Klodi nuk mund të mos shpërthente në të qeshura:
Klodi: “Polaku qenka 100% shqiptar! Më shqiptar se sa polak me sa po kuptoj!”
Por Moza, me qetësinë e saj karakteristike dhe me humor, e mbylli situatën në stilin e vet:
Moza: “Jo, ai i bën dhe për humor. Por mua më pëlqeu, ishte xhaketë chic dhe thashë – po e vesh vetë më mirë!”
Në mes të batutave dhe të qeshurave, intervista tregoi edhe njëherë sa spontane është Mimoza Ahmeti — një grua që nuk ka frikë të flasë hapur për ulje-ngritjet e marrëdhënies së saj me partnerin më të ri në moshë, as për detajet që shumica do t’i mbante për vete.
Në fund të ditës, ajo mbetet Moza që njohim: e sinqertë, e lirë dhe me një stil që s’ka nevojë për miratimin e askujt!








