Këngëtarja e radhës që do të dalë nga ‘Përputhen’ është Tea. Me disa pyetje- përgjigje në llogarinë e saj, ish- konkurrentja ka treguar se pse nuk e ka publikuar ende këngën e saj të parë.
“Mos më thuaj që i ke rënë pishman për këngën që do hidhje nga komentet negative”, ka shkruar një prej ndjekësve të saj.
“Jo, jo komente negative nuk kam pasur. Është punë në progres”, ka shkruar Tea.
Pra mos mendoni se Tea heq dorë kollaj nga komentet nëpër rrjet, ajo thjesht po përpiqet të sjellë një këngë që t’ju lërë gojëhapur (për mirë)./revistawho.com