Pas 11 vjetësh bashkë Pique dhe Shakira njoftuan se nuk janë më bashkë në qershor të këtij viti. Dhe pse kanë kaluar disa muaj intensive duke qenë në faqet e para të mediave botërore, Pique duket se e ka lënë gjithçka pas. Ai ka nisur një histori të re dashurie me Clara Chia Martin. Dyshja janë fotografuar shpesh bashkë, ndërsa së fundmi ndodhen në paris ku janë parë duke lëvizur me skuterë elektrikë me miqtë e tyre. Gerard i veshur me bluzë të bardhë dhe xhaketë xhins, ndërsa e dashura e tij me xhaketë lëkure me xhinse të gjera të zeza.








