Vietnami ka ndaluar filmin “Barbie”, për shkak të një skene që tregon një hartë të Detit të Kinës Jugore, e cila sugjeron se Kina po pretendon territorin që zotëron Vietnami. Njoftimi ka ardhur nga mediat shtetërore ditën e sotme.
Linja në formë U përdoret në hartat kineze për të ilustruar pretendimet e Pekinit për zona të gjera të Detit të Kinës Jugore, duke përfshirë territoret që Vietnami i konsideron shelfin e tij kontinental, në të cilin ka dhënë koncesione nafte.
“Barbie” është filmi i fundit që u ndalua në Vietnam për paraqitjen e linjës kontroverse të Kinës me nëntë pika, e cila u refuzua nga një gjykatë në Hagë në një vendim të arbitrazhit ndërkombëtar në 2016. Kina refuzon të njohë vendimin.








