Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Fifi shpërthen në lot “live”: Çfarë keni me djalin tim? 06/12/2025
Special Olympics Albania organizoi Turneun Kombëtar të Basketbollit të Unifikuar 2025 me mbështetjen e Coca-Cola! 06/12/2025
Ka vetëm një pjesë në fytyrën e Kris Jenner pa ndërhyrje estetike! 06/12/2025
Puthja virale e 15 viteve më parë, Angela Martini kujton momentin me Trump që bëri xhiron e rrjetit! 06/12/2025
Gozhda del me gozhdë! Dolce mohoi Edin, familjarët e tij Dolcen! 05/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Telashe edhe pas divorcit për Juela Meçanin, bashkëshorti e kallëzon në polici për…

29/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Telashe edhe pas divorcit për Juela Meçanin, bashkëshorti e kallëzon në polici për…

Historia e divorcit të Juela Meçanit me bashkëshortin e saj, e ndodhur në shkurt të viti 2012, duket se nuk ka fund, për nga problematikat që e shoqëruan dhe kohëzgjatjen nëpër dyer gjykatash, me padi nga të dyja palët. Kohët e fundit kemi një kallëzim të ri, kësaj here nga ana e Haxhirajt. Por ta nisim nga fillimi, si ishte ky rrugëtim për çiftin, nga jetë e qetë në Itali, te kalvari i gjyqeve pa fund. Padia për divorc në gjykatë, e bërë nga Juela Meçani, provokoi një kuriozitet të madh, sidomos për të mësuar mbi arsyet e kësaj ndarjeje. Kujtojmë këtu se ish­missi i fillimviteve ‘90, e cila kishte provuar edhe karrierën në televizion, u largua nga Shqipëria drejt Italisë së bashku me bashkëshortin, Dritan Haxhiraj, duke ndërtuar një jetë të re atje. Juela u rikthye në vitin 2008, sepse mori një ftesë interesante, nga ato që vështitrë t’i thuash jo. Ajo u thirr për të bërë zëdhënësen e Kryeministrit të asaj kohe, zotit Berisha. Në atë kohë, dalja e Juelës në ekran çdo ditë, ishte një normalitet, ndërkohë që nuk mungonin edhe intervistat e saj personale në media ku tregonte se ishte e lumtur me familjen, si dhe nuk i fshihte ambiciet e saj për të bërë karrierë në politikë, pse jo edhe si deputete e Parlamentit shqiptar. Mirëpo, gjërat nuk ecën ashtu dhe në fakt, ajo kërkoi divorc nga bashkëshorti, pikërisht në kohën që nuk ishte më pjesë e stafit të Kryeministrisë dhe, mbase, ngjitja e shkallëve të politikës nuk ishte aq e lehtë sa dukej.





PAS PADISË PËR DIVORC, EDHE TRI PADI TË TJERA

Padia e depozituar nga Meçani nuk kishte një arsye specifike pse ajo e kërkonte këtë divorc, duke e cilësuar një divorc pa fajtorë, ndërkohë që gjyqi vendosi që vajzën e vetme të çifit ta mbante e ëma. Pas këtij momenti mes çiftit, tashmë të divorcuar ligjërisht, nuk ka pasur më ditë të qeta. Në dhjetor të vitit 2014, Meçani depoziton një padi në gjykatë ku ajo padit bashkëshortin e saj për ushtrim dhune fizike dhe presion druar në shoqërinë e vajzës së vetme. Në po këtë periudhë, Juela Meçani meqenëse hasa presion psikologjik nga pala tjetër për t’i përshpejtuar gjërat, ngrita një padi që të çlirohesha nga ky presion. Nuk kam përmendur në asnjë moment që ndaj meje është ushtruar dhunë fizike”, pohoi Meçani.


KALLËZIMIN E FUNDIT E BËN HAXHIRAJ, PAK DITË MË PARË

I rikthehemi kësaj historie në media, sepse nuk ka mbaruar akoma. Dritan Haxhiraj ka bërë një denoncim në Komisariatin nr. 2 të Policisë më datë 19.10.2016. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen Juela Meçani, 41 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo pasi dyshohet se në prill të vitit 2015, me vetëgjyqësi, Meçani i ka marrë orenditë shtëpiake ish­bashkëshortit Dritan Haxhiraj, 42 vjeç. Sipas burimeve tona nga hetimi, konflikti mes dy bashkëshortëve ka nisur pas ndarjes së pasurisë. Gjykata i dha një shtëpi banimi dhe një dyqan Haxhirajt, ndërkohë që Meçani mori llogarinë bankare të çiftit. Derisa i janë dorëzuar çelë­ sat e dy objekteve, ato janë përdorur nga Meçani. Haxhiraj pretendon se ajo i ka lënë pa paguar një faturë dritash prej 50 mijë lekësh të rinj, të cilën e kemi edhe faksimile, si dhe ka shkaktuar dëme të mëdha financiare nga shkulja e objekteve, si kondicionerë etj, si dhe ka zhdukur sendet të tij personale, si kostume, këmisha etj. Dëmet e denoncuara nga Haxhiraj janë në shifra të konsiderueshme. Ndërkohë, përsëri sipas burimeve tona pranë hetimit, Juela Meçani është thirrur në polici për këtë denoncim, por ajo ka mohuar gjithçka. Dëmet e shkaktuara, njoftojnë burimet tona, janë të gjitha të dokumentuara me foto nga ana e denoncuesit Haxhiraj. Presim të shohim se si do mbarojë kjo histori, me shpresën që kësaj here të mbyllet një herë e përgjithmonë./panorama.al

Tags: dritan haxhirajjuela mecani
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Fifi shpërthen në lot “live”: Çfarë keni me djalin tim?
Breaking News

Fifi shpërthen në lot “live”: Çfarë keni me djalin tim?

06/12/2025
Special Olympics Albania organizoi Turneun Kombëtar të Basketbollit të Unifikuar 2025 me mbështetjen e Coca-Cola!
Breaking News

Special Olympics Albania organizoi Turneun Kombëtar të Basketbollit të Unifikuar 2025 me mbështetjen e Coca-Cola!

06/12/2025
Ka vetëm një pjesë në fytyrën e Kris Jenner pa ndërhyrje estetike!
Breaking News

Ka vetëm një pjesë në fytyrën e Kris Jenner pa ndërhyrje estetike!

06/12/2025
Puthja virale e 15 viteve më parë, Angela Martini kujton momentin me Trump që bëri xhiron e rrjetit!
Breaking News

Puthja virale e 15 viteve më parë, Angela Martini kujton momentin me Trump që bëri xhiron e rrjetit!

06/12/2025
Gozhda del me gozhdë! Dolce mohoi Edin, familjarët e tij Dolcen!
Breaking News

Gozhda del me gozhdë! Dolce mohoi Edin, familjarët e tij Dolcen!

05/12/2025
“Kam turp t’ja them…” Një nga djemtë e BBVK shpreh pëlqim për Hygerta Sakon
Breaking News

“Kam turp t’ja them…” Një nga djemtë e BBVK shpreh pëlqim për Hygerta Sakon

05/12/2025
Next Post
Ndryshon ora, nesër akrepat lëvizin 60 prapa

Ndryshon ora, nesër akrepat lëvizin 60 prapa








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera