Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë! 23/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time! 23/01/2026
“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV! 23/01/2026
“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë! 23/01/2026
“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua? 23/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Telefonata surprizë e Bleonës për mjekun që i kërkoi martesë… Dalip Gjoka: U binda, që e meriton  

16/01/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Telefonata surprizë e Bleonës për mjekun që i kërkoi martesë… Dalip Gjoka: U binda, që e meriton  

Mjeku 64­-vjeçar nga Burreli, i cili shkaktoi zhurmë me propozimin për martesë që i bëri Bleona Qeretit, më në fund ka mundur të bisedojë privatisht me këngëtaren. Pas propozimit publik që Dalipi i bëri asaj tre muaj më parë, Bleona ka hedhur hapin e parë drejt tij, duke i telefonuar mbrëmjen e 1 janarit. “Panorama Plus” shkruan sot se telefonata është bërë për ta uruar për Vitin e Ri 2016 dhe për t’i shprehur qëndrimin e saj personal rreth dëshirës së pediatrit për t’iu vetëforuar si babai i fëmijës së saj të ardhshëm. Vetë Dalipi e ka mbajtur sekret këtë telefonatë, por më pas e zbuloi, duke e treguar se ishte këngëtarja që e kishte telefonuar dhe uruar.





Kënaqësinë e marrjes së telefonatës së urimit nga Bleona, mjeku Dalip Gjoka nuk e ka mbajtur dot për vete. Fillimisht ai e ka mbajtur sekret këtë telefonatë, deri sa vendosi t’i shkruajë një tjetër letër publike, pas bisedës së tyre telefonike.

Në fillim të letrës ai shkruan: “E dashur Bleona! Jam mirë, dëshiroj të keni arritur shëndoshë e mirë pranë familjes suaj në Amerikë. Telefonata juaj më datë 01.01.2016, ora 22:52, ishte surpriza më e bukur që më bëtë në këtë fillimviti. Zëri juaj i mrekullueshëm, biseda juaj me shumë mirësjellje, mesazhet shumë miqësore që më transmetuat nëpërmjet shpirtit tuaj fisnik, më bënë vërtet të lumtur dhe krenar, më shtuan bindjen se i meritoni plotësisht të gjitha vlerësimet dhe konsideratat e mia më të mira për personin tuaj”. Letrën e gjatë, ku ai i përshkruan bazat e propozimit për martesë prej një njeriu të kulturuar, Dalipi e mbyll me fjalët: ”Bleonë e dashur! Të siguroj se te personi im do të gjeni kurdoherë mikun e urtë dhe besnik, mjekun pediatër më profesionist për problemet e mirërritjes, zhvillimit dhe edukimit të fëmijës suaj. Qofsh e lumtur me personin e duhur që do të përzgjedhë zemra juaj. Zoti të bekoftë për t’u bërë edhe një mama e nderuar!”, – ku lë të nënkuptohet se nuk e përjashton mundësinë që ai të jetë i përzgjedhuri. (Panorama Plus)


Tags: BleonaDalip GjokaPropozimi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!
Breaking News

Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!

23/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV!

23/01/2026
“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!
Breaking News

“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!

23/01/2026
“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?
Breaking News

“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?

23/01/2026
Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!
Breaking News

Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!

22/01/2026
Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar!
Breaking News

Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar!

22/01/2026
Next Post
Harrohet ndarja, Tuna i blen Cozmanit një orë luksi 15 mijë euro

Harrohet ndarja, Tuna i blen Cozmanit një orë luksi 15 mijë euro








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera