Wanda Nara është rikthyer në Milano dhe ka tërhequr sërish vëmendjen për jetën e saj sentimentale.
Mes një angazhimi ligjor dhe një shëtitjeje në qendër të qytetit, showgirl-i argjentinas është shfaqur në rrjetet sociale me një detaj që nuk u ka shpëtuar fansave: një unazë me diamant që shkëlqen në gishtin e unazës së dorës së majtë.
Bizhuteria është parë në disa foto gjatë darkave romantike dhe mëngjeseve në ballkon, duke ndezur menjëherë spekulime në internet. Zërat për një martesë të mundshme janë forcuar edhe më shumë nga partneri i saj, Martin Migueles.
Në një “story” në Instagram, ai publikoi një foto të afërt të çiftit, të shoqëruar me një pyetje domethënëse: “A do të martohesh me mua?”. Një gjest që është interpretuar nga shumë ndjekës si një propozim i vërtetë martese dhe që sugjeron se çifti mund të jetë gati të nisë një kapitull të ri të jetës së tyre në Milano.








