Pas Keit dhe Fiorentinës, nuk i rezistuan dot njëra-tjetrës as Xheni dhe Armela. Puthjet në buzë mes vajzave duket se janë bërë gjithmonë e më të shpeshta në shtëpinë e “Big Brother”, krahasuar me puthjet e çifteve në shtëpi.
Të parat që thyen akullin e normalitetit apo të skemave të vendosura nga produksioni ishin Fiorentina dhe Kei. Ato ishin duke kërcyer së bashku nën ritmet e këngës “Lejla”, momenti kur Fiorentina e Kei nuk mundën t’i rezistonin njëra-tjetrës, duke shkëmbyer një puthje në buzë. Kei, e cila është lesbikja e deklaruar e “Big Brother”, tentoi ta puthte në faqe fillimisht Fiorentinën, duke i shprehur se për pak e puthi në buzë.
“Nuk është xheloze Vivi”, i konfirmoi Fiorentina, kështu që e vazhduan më tej duke shkëmbyer puthjen në buzë. Ndërkohë partnerja e Keit, Vivi, dhe Olsi që ishin pranë, e shoqëruan puthjen me një buzëqeshje, ndërsa vajzat vazhduan kërcimin, shkruan “Panorama”.
Por befasia e puthjes lesbike ishte pikërisht Xheni nga Lezha, e cila puthjen e parë preferoi t’ia jepte Armelës. Prej ditësh, djemtë po luftojnë për atë puthje nga ajo, por Xheni i la pa fjalë të gjithë, duke u puthur me një vajzë. Momenti si ndodhi ishte shumë i paparashikueshëm. Vajzat u ulën për të ngrënë darkë.
Armela shprehu dëshirën se do të qëndrojë pranë Xhenit, e kaq u desh që më pas të vinte një puthje në buzë mes vajzave. “Nuk na ka parë njeri”, i tha me shaka Armela, ndërsa Xheni u shpreh se nuk ndodhi gjë.
Ndërkaq, “Big Brother” ka vazhduar t’i sfidojë në çdo moment banorët me lojërat e organizuara. Njëra prej tyre është loja “Kiss”, që çifteve iu njoftua që ditën e shtunë dhe që gjithmonë i gjen ata të papërgatitur, si në rastin e Fotinisë dhe Danjelit, që i gjeti në dush.