• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Moti

Temperatura të larta, si pritet të jetë moti sot

Masat ajrore të qëndrueshme, do të diktojnë mot të kthjellët, por me temperatura të larta në vendin tonë gjatë pjesës së parë të ditës. Sipas MeteoAlb pjesa e dytë e ditës do sjellë kalime vranësirash nëpër territor, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në zonën e Alpeve duke rrezikuar dhe ndonjë shi të papërfillshëm.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por mbeten kostante në mesditë duke u luhatur vlerat ekstremale ditore nga 19°C mëngjesi deri në 38°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Jugor- Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.