Një skenë e papritur ka trazuar mbrëmjen në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, duke rikthyer debatin për kufijtë e lojës dhe sjelljes mes banorëve. Ajo që nisi si një moment i shpejtë ndërveprimi, përfundoi në një përplasje të vërtetë mes Londrimit dhe Klodianit, duke alarmuar publikun dhe vetë banorët.
Sipas pamjeve që qarkulluan brenda shtëpisë, Londrimi u pa teksa i kapte flokët Klodianit, një gjest që menjëherë e tensionoi atmosferën. Reagimi i Klodianit ishte i menjëhershëm dhe i ashpër, me banorin që u ngrit dhe e pyeti me ton të lartë:
“Kujt po ia kap ti flokët ashtu?”
Klodiani, i shqetësuar, iu drejtua Vëllait të Madh:
“Vëllai i madh, sot grusht, tash i kapi flokët…”
Në rregulloren e “Big Brother VIP Kosova”, çdo shkelje që prek integritetin fizik konsiderohet serioze dhe në edicionet e kaluara ka sjellë masa drastike, madje edhe përjashtime të menjëhershme. Kjo e bën edhe më të madhe pritshmërinë e publikut për vendimin që do të marrë produksioni në orët në vijim.








