Transgjinorja Anxhela, 36 vjeçe, paraditen e djeshme tentoi të vriste veten pak më larg lulishtes ku jeton. Ky akt mbeti në mes, pasi një polic që ndodhej aty i shpëtoi jetën. Në një intervistë për Report Tv Anxhela tregon arsyet që e çuan drejt këtij vendimi. Ajo shprehet se kurrë nuk ka patur shtëpi de prej vitesh jeton në lulishte. E braktisur që në moshën 4 vjeçare, e përdhunuar 2 herë, jeta për të nuk ka qenë aspak e lehtë. Ajo dëshiron vetëm të gjejë një punë, qoftë edhe pastruese e lulishtes, vetëm që mos shesë më trupin e saj sepse i ka ardhur në majë të hundës.