Disa përdorues të iPhone 7 kanë shkatërruar celularët e tyre të shtrenjtë pasi shikuan një shaka në internet që i udhëzonte të hapnin një vrimë në celular për kufjet e tyre.
Celulari i ri i Apple vjen pa port për kufje, ndryshe nga paraardhësit e tjerë, pasi që kompania po dëshiron të investojë në pajisje me wireless. Udhëzimi qesharak në internet udhëzon përdoruesit e iPhone që të shpojnë celularët e tyre të rinj për të krijuar portin e tyre për kufje me një turielë, transmeton Gazeta Express.