Ka tentuar të bëjë një selfie të paharrueshme, por ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Ishte ky fati i një turisti gjerman, që ka rënë nga bjeshka më e lartë e Machu Picchu në malet e Andeve, pasi ka tentuar të bëjë një selfie. Oliver Park, 51 vjeçar, ka tentuar të bëjë një selfie fluturuese duke kërcyer, mirëpo ra nga bjeshka drejt një humnere të madhe. Trupi i tij u gjet dje dhe u dërgua në stacionin e policisë lokale për t’u dërguar më pas në morgun e qytetit Cusco.