Të paktën 80 persona janë vrarë dhe më shumë se 50 janë plagosur nga një sulm terrorist në Nice me rastin e festimeve të Ditës Bastille (Dita Kombëtare).
Terroristi 31-vjeçar sulmoi trumën me kamionin e tij.
Ai u qëllua për vdekje nga Policia franceze, ndërsa ende po vazhdon identifikimi i shoferit të kamionit, i cili sipas dëshmitarëve bërtiste “Allahu Akbar” – Zoti është më i madhi– para se të vritej. Po ashtu kështu kishte raportuar edhe gazeta britanike “Daily Mail”.
Një sasi e madhe e armëve, granata dhe armë ‘të mëdha’ u gjetën më pas në brendësi të kamionit./GazetaExpress/