Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Blero thotë “po” për herë të tretë! 12/01/2026
“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë! 12/01/2026
Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin 12/01/2026
Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh 12/01/2026
Nicola Peltz drastike ndaj familjes Beckham, fshin çdo gjurmë të tyre në rrjetet sociale! 12/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Tetë gabimet e fundjavës që ju prishin të gjithë javën

14/03/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A

Nëse je në grupin e atyre njerëzve që mezi presin fundjavën për t’u çlodhur nga puna dhe streset e javës, natyrisht bën edhe ti gabimet që i bëjnë pjesa më e madhe e njerëze. Në vend që të ndihesh më mirë pas fundjavës dhe më energjike për nisjen e një jave të re, në fakt nëse bën këto gabime, je më e lodhur dhe më më pak gati për të rinisur të hënën me energji. Shawn Stevenson, autor i “Sleep Smarter”, tregon se: “Zakonisht, ne kemi rutinën tonë si gjatë javës, ashtu edhe në fundjavë, por përjetojmë tmerrin e së dielës në mbrëmje, sepse duhet të zgjohemi herët të hënën në mëngjes.” Dhe për t’u ndier më qetë dhe më lehtë të hënën, ai tregon se ka disa gabime që duhet t’i shmangësh. Ja cilat janë ato:





Gabimi 1: Qëndron në shtrat gjatë gjithë kohës

Fundjava konsiderohet edhe koha kur do të rikuperosh gjumin e humbur, por edhe të çlodhesh nga java e ngarkuar. Megjithatë, sa më gjatë të rrish në shtrat, aq më shumë do ta ndiesh veten të lodhur dhe të këputur gjatë ditës.


Gabimi 2: Nuk bën ushtrime gjatë fundjavës

“Nëse nuk zgjohesh herët në mëngjes dhe nuk bën asnjë lloj aktiviteti, cikli i përgjumjes do të vazhdojë” – thotë Stevenson.

Gabimi 3: Pi shumë alkool

“Alkooli është armiku numër një i gjumit”, – thotë Colon, autor i librit “The Sleep Diet”. “Ka edhe benefite që vijnë nga alkooli i moderuar, por nëse do të pish pa masë, ai e ndërpret ritmin e gjumit dhe të krijon probleme me organizmin.

Gabimi 4: Ha shumë para se të flesh

Pastat e së dielës janë aty dhe po të tundojnë? Të hash shumë në mbrëmje është një simptomë e sigurt për rëndesën në stomak dhe kjo ndikon drejpërdrejt në mungesën e gjumit: “Nuk do të rekomandoja të hash shumë karbohidrate në mbrëmje pikërisht për këtë arsye”, thotë Colon. Përpiqu të zvogëlosh porcionet dhe ta hash darkën rreth orës 19.00.

Gabimi 5: Të dielën pi kafe në orët e vona të pasdites

Nëse gjumi është çorientuar dhe shkon deri në orët e vona, kjo ndodh edhe sepse mund të pish kafe në orët e vona të së dielës, shkruan revista class. Ky është një zakon i keq, i cili të prish gjumin dhe ndikon në çrregullimin e sistemin nervor.

Gabimi 6: Shikon filma ose show-t e preferuar nga krevati deri në orët e vona

Sigurisht, kjo është një mënyrë e mirë për ta shfrytëzuar të dielën, por nuk mund të ndodhë për orë e orë të tëra dhe për më tepër, shtrirë në orët e vona të natës.

Gabimi 7: Përdor laptop-in, tablet apo smartphone para se të flesh

Gjatë gjithë ditës drita që të bie në sy nga këto pajisje teknologjike eliminon melatoninën, hormoni që i jep sinjal trurit se trupi është gati për gjumë. Kështu, të paktën një orë para se të flesh, duhet të heqësh dorë nga çdo lloj pajisje teknologjike.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Next Post
Vildane Zeneli, ja mashkulli  i nxehtë që dëshiron

Vildane Zeneli, ja mashkulli  i nxehtë që dëshiron








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera