Pas Prime-it të fundit të Big Brother VIP Kosova, rrjetet sociale u ndezën nga një moment që shumë shikues nuk e lanë pa koment. Edhe pse mbrëmja u shënua nga eliminimi i Toney-t pas televotimit, fokusi i publikut u zhvendos shpejt te moderatorja Jonida Vokshi.
Pamjet që qarkulluan në TikTok dhe Instagram krijuan aludime se gjatë shpalljes së rezultatit, Jonida mund të ketë përmendur gabimisht emrin e një banori tjetër, konkretisht Labinotin. Kjo ngriti pikëpyetje të shumta: ishte një lapsus i çastit apo një problem teknik gjatë transmetimit live?
Debati u përhap me shpejtësi, duke nxitur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët analizuan çdo sekondë të videos. Përballë këtij zhurmimi online, Jonida Vokshi zgjodhi të mos heshtë.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, moderatorja sqaroi situatën me qetësi dhe profesionalizëm, duke theksuar rëndësinë që ka procesi i televotimit në një format të tillë.
“Televotimi është një moment kyç në një reality dhe kurrë nuk ngatërroj asnjë emër,” u shpreh ajo, duke mohuar çdo keqkuptim.
Megjithatë, Jonida nuk e la situatën të mbetej vetëm serioze. Duke parë se sa shpejt videoja u bë virale, ajo reagoi edhe me humor, duke treguar se nuk e kishte marrë aspak me stres gjithë zhurmën e krijuar:
“Madje po mendoj çfarë të bëj herën tjetër në Prime, që të bëhem sërish virale.”








