Moderatori i njohur, Arbër Çepani, ishte i ftuari i radhës në emisionin e Rudina Dembacajt “Mos i fol shoferit”. Ndër të tjera, ai ka folur edhe për jetën e tij private, ku ka zbuluar se është në një lidhje dhe ka gjetur dashurinë e vërtetë. Arbri është pyetur nga Rudina nëse e ka gjetur atë dashurinë e vërtetë, nga ajoqë të vlon gjaku. “Besoj e kam dhe atë lloj dashurie”, u përgjigj Arbri. Më pas ai shtoi se vajza është me profesion sipërmarrëse dhe nuk është e njohur për publikun. Teksa u pyet se pse nuk e bën publike identitetin e vajzës, ai u përgjigj: “Personi në fjalë nuk është person publik mbi të gjitha dhe nuk kam dashur që ta ngatërroj. Ajo është në botën e biznesit, është sipërrmarrëse, doja dikë në botën e biznesit sepse në fund të ditës dhe kuptojmë shumë më njeri-tjetrin”.