Ronela Hajati njihet për deklaratat e saj dhe faktin që gjithmonë tregohet e sinqertë duke ndarë mendimet e saj me fansat. Pak ditë më parë këngëtarja deklaronte se nuk dëshiron të dashur.
“Të dashur nuk dua, larg mundësisht nga jeta ime ti xhind që dëshiron të marrësh vëmendje dhe kohë… Unë dua vetëm shëndet dhe punë.”, shkruante ajo. Por tani duket se ka ndryshuar mendje. Në postimin e fundit në Instastory Ronela ka treguar se ka filluar të ndihet si gur pasi nuk ka më ndjenja. Ajo ka kërkuar që dikush ta bëjë të dashurohet.
“Dikush duhet të më bëjë të dashurohem sepse jam një grumbull gurësh pa ndjenja për momentin”, ka shkruar Ronela.