Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë! 10/01/2026
Eklipsi diellor në Ujor, koha për fillime të reja! 10/01/2026
“Do të ta mbaj emrin lart”, Ronela kujton të atin e ndjerë! 10/01/2026
“Nuk jam lezbike”, Kendall Jenner i jep fund thashethemeve: Do ta thosha hapur nëse do isha! 10/01/2026
Lim Hoti konfirmon hyrjen në BBVK? Postimi i tij thotë gjithçka 09/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Thanë “Po” gjatë 2018-tës… Zbuloni dasmat e vitit që lamë pas

01/01/2019
in Pa kategori
Reading Time: 3 mins read
A A
Thanë “Po” gjatë 2018-tës… Zbuloni dasmat e vitit që lamë pas

Një ndër vendimet më të rëndësishme një jetën e një personi, është martesa. Jo të gjithë e kanë të lehtë të hedhin një hap kaq të madh në ditët e sotme, por “RevistaWho.Com” ka zgjedhur t’ju prezantojë sot me të gjithë personazhet VIP që i dhanë fund beqarisë gjatë vitit që lamë pas.






Jona Spahiu

Martesa e moderatores Jona Spahiu ishte pak e përshpejtuar, pasi ajo nuk ishte një nuse e zakonshme, por në pritje të ëmbël. Kjo nuk ndikoi aspak në atmosferën e festës, pasi Jona “e tundi”.  Si ajo dhe bashkëshorti Frenkli e shijuan në maksimum çdo surprizë të asaj mbrëmje. Sot, ata janë prindër të një djali të bukur, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Raiden.

Afërdita Dreshaj

Dasma e Afërditës ishte fiks si në përralla. Ajo u mbajt në Miami, ku të ftuar ishin familjarët e çiftit dhe disa miq të ngushtë. Dasmën e pasoi një muaj mjalti si në ëndrra dhe që nga ai moment, Afërdita dhe Jakub jetuan të lumtur përgjithmonë…

Elita dhe Gjiko

Dasma e Elitës dhe Gjikos mund të quhet pa frikë si një nga dasmat më të diskutuara. Ajo u përfol disa javë përpara se të organizohej e deri në mbrëmjen kulminante. Gjithçka ishte perfekte dhe e realizuar në detaje. Elita, një nuse që vezullonte si një engjëll me pupla, ndërkohë Gjiko nga ana tjetër një dhëndër, që “e kalli” atmosferën. Çifti shumë shpejt ata pritet të bëhen prindër të një djali.

Sara dhe Ledioni

Ajo, një nga trashëgimtaret e “Top Medias”, ndërsa ai, një ndër moderatorët më të suksesshëm në Shqipëri. Sara dhe Ledioni vendosën t’i thonë “Po” njëri-tjetrit një vend përrallor siç është liqeni i Comos në Itali, në atë që më vonë (me publikimin e videos) rezultoi të ishte dasma më e paparë. Këtë ditë të shënuar të çiftit e bëri edhe më të bukur prania e djalit të tyre të vogël, London. Të ftuar ishin dhe një pjesë e stafit të “Top Channel”, figura të njohura të ekranit si dhe nuk munguan në të personazhe të tjerë të showbiz-it.

Angela Martini

Modelja shqiptare Angela Martini i ka surprizuar të gjithë me martesën e saj. Kur askush nuk e priste, ajo u martua në fshehtësi me multimiliarderin rumun Dragos Savulescu dhe vetëm një ditë më pas publikoi fotot në rrjetin social “Instagram”. Angela nuk ka qenë një nuse si të tjerat, ajo ka preferuar në vend të bardhës tradicionale, ngjyrën e zezë. Arsyeja mbeti mister, por modelja edhe këtë herë ia arriti qëllimit duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Kledi Kadiu

Edhe balerini Kledi Kadiu i ka dhënë fund beqarisë gjatë 2018-tës. Ai dhe francezja Charlotte Lazzari para ceremonisë kishin vite lidhje sëbashku dhe një vajzë të vogël që quajtur Lea. Ata zgjodhën liqenin e Bracciano për t’i  thënë “Po” njëri-tjetrit.  Mes të ftuarëve nuk munguan dhe personazhe të njohur si Maria De Filippi, Anbeta Toromani, Ilir Shaqiri, Lorik Cana e shumë të tjerë. / revistawho.com

Tags: aferdita dreshajangela martiniDasmatelita rudigjikoJona SpahiuKledi Kadiuledion licosara hoxha
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK
Pa kategori

Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK

09/01/2026
Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!
Pa kategori

Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!

03/11/2025
Meritoni ironizoi Donaldin dhe Bora s’e la pa përgjigje!
Pa kategori

Meriton Mjekiqi tregon për betejën ligjore me ish-partneren: Kam shumë kohë pa parë djalin!

29/10/2025
“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident
Pa kategori

“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident

28/10/2025
Next Post
“Askush nuk i njihte më herët…”, zbuloni artistët e rinj që solli viti 2018-të

“Askush nuk i njihte më herët…”, zbuloni artistët e rinj që solli viti 2018-të








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera