Pak ditë më parë mediat e huaja raportuan se aktorja turke Cansu Dere ka ofenduar aktoren Tuba Buyukustun, e njohur si “Syhan” nga seriali “Xhesuri dhe e bukura”. Sipas mediave, Cansu Dere e cila njihet nga roli i “Zejnepit” në serialin “Nënë”, ishte shprehur se kolegia e saj “ka një trup si mashkull”. Më pas sipas të njëjtave burime, aktorja ishte penduar dhe kishte kërkuar falje. Por mesa duket këto fjalë nuk kanë qenë të vërteta. Skenaristja Birsen Altuntas përmes një postimi në Twitter ka treguar se Cansu Dere është shprehur se i vjen keq që thuhet një pretendim i tillë për të dhe kolegen e saj. “U befasova kur lexova në portal të huaj që unë kam bërë një deklaratë të tillë për kolegen time dhe është besuar. Më vjen shumë keq që ësht përhapur një pretendim i tillë i pabazuar”-ka thënë Dere./revistawho.com