• youuinsttaaffccbb
TEST
4, Breaking News, Instant Articles, Lajme

“The Guardian” e konfirmon, Era Istrefi pjesë e këngës zyrtare të botërorit krah Will Smith dhe Nicky Jam

Prej disa ditësh në media po përflitet se Era Istrefi do të jetë pjesë e këngës se botërorit 2018-të. Këtë lajm sapo e ka konfirmuar prestigjiozja ‘The Guardian’. Në një shkrim dedikuar këngës së botërorit, ata zbulojnë se Era Istrefi është zyrtarisht pjesë e saj.

“Will Smith po rikthehet në muzikë, duke u bërë pjesë e himnit zyrtar të Kupës së Botës 2018-të, së bashku me yllin e reggaeton të Kolumbisë, Nicky Jam dhe këngëtaren kosovare, Era Istrefi”,- shkruan gazeta.

Ndërkohë për Erën tregojnë se ajo është këngëtare në rritje e bërë e njohur nga hiti ‘Bonbon”

“Istrefi është një yll në rritje, kënga e së cilës “BonBon”, ishte një hit në të gjithë Evropën në vitin 2016-të. Ajo gjithashtu ka punuar me reperin French Montana”,- kanë shkruar ata ndër të tjera.

Mësohet se kënga do të publikohet më 25 maj dhe do të prodhohet nga Diplo./revistawho.com