Anxhela, Lidia, Klinti dhe Lisi janë katër finalistët që ia dolën deri në fund të garës së “The Voice 6”. Pas një gjysmëfinaleje të gjatë, e cila vuri edhe një herë përballë konkurrentët e Albanit, Besës, Ronës dhe Xuxit, në fund dy prej tyre nuk ia dolën t’i fitojnë të gjitha votat e publikut. Shpendi, konkurrent në skuadrën e Albanit dhe Mario, në skuadrën e Xuxit nuk e prekën dot finalen, pasi ishin më pak të votuarit nga publiku, shkruan “Class”.
Të premten e ardhshme, mes tyre do të luftojnë edhe anëtarët e jurisë, Besa me Anxhelën, Rona me Lisin dhe Lidian dhe Albani me Klintin, për të zgjedhur zërin e këtij edicioni të gjashtë.