The Weeknd e ka nisur në mënyrën më të mirë vitin 2022, duke u bërë këngëtari më i dëgjuar në botë në “Spotify”. Ai ja ka kaluar Justin Bieber duke arritur numrin e 86 milionë klikimeve në muaj, shifër kjo që vetëm rritet. Suksesi është shtuar sidomos pas publikimit të albumit të tij më të ri “Dawn FM”.
Artisti shumë i njohur kanadez, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye ka hyrë edhe më parë në historinë e platformës digjitale Spotify me hitin ‘Blinding Lights’, e cila ka qëndruar në top 10 më të dëgjuarat për një vit të tërë./revistawho.com