Giancarlo Bozzo është një emër shumë i rëndësishëm i medias dhe televizionit në Itali. Në vitin 1986 ai krijoi spektaklin e parë kabare, që sot 30 vjet më vonë mban emrin “Zelig”. Një nga programet kult të humorit italian, që radhitet prej vitesh në majat e audiencës. Në këtë spektakël, ka fituar audiocionin edhe aktori shqiptar Bes Kallaku, i cili thuhet se së shpejti do të nisë një karrierë të suksesshme në Itali. Por përpara kësaj Besi ka një “punë” tjetër shumë më të rëndësishme për të kryer. Duhet të martohet me të bukurën Xhensila Myrtezaj. Pas shumë vitesh dashuri ata do t’i thonë “Po” njëri-tjetrit pikërisht sonte. Në mesin e të ftuarve është edhe italiani Bozzo, i cili ka ardhur enkas në Tiranë për këtë dasmë. Aktori ynë e ka falenderuar pak më parë edhe në Instagram./ revistawho.com







