Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Motra e Mateos jep bekimin për romancën Brikena-Mateo! 18/02/2026
“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit 17/02/2026
Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë! 17/02/2026
Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës 17/02/2026
North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj! 17/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Themeluesi i ‘Snapchat’ dhe modelja e njohur flasin për datën e martesës

26/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
Themeluesi i ‘Snapchat’ dhe modelja e njohur flasin për datën e martesës

Dy të dashuruarit tërheqës të këtyre kohëve, Miranda Kerr dhe Evan Spiegel po planifikojnë dasmën. “Do të jetë vitin e ardhshëm”, ka thënë supermodelja në një intervistë për Female First. “Mezi po pres”. 33-vjeçarja ka treguar detaje nga propozimi, duke thënë që kishte qenë plotësisht surprizë. “[A e prisja?] Absolutisht jo,” ka thënë ajo. “Ai më tha, ‘Miranda, po ta them që tani, kjo është hera e parë dhe e fundit që po gjunjëzohem para teje’. Unë isha shumë e emocionuar, po dridhesha nga lumturia”. Themeluesi 26-vjeçar i Snapchat-it ia ka bërë pyetjen në qershor dhe në atë kohë Kerr e postoi foton me unazë në Instagram.





Kjo do jetë dasma e dytë për modelen, e cila ka qenë më parë e martuar me Orlando Bloom për tre vjet. Ata kanë një djalë bashkë, Flynn, pesë vjeç, i cili ka krijuar një marrëdhënie të mirë me partnerin e ri të mamasë.

“Ata e adhurojnë njëri tjetrin, ka thënë Kerr. “Në fillim isha shumë e kujdesshme sepse doja të sigurohesha që marrëdhënia jonë ishte serioze. Tani më pëlqen kaq shumë kur i shoh të luajnë bashkë.”


Ish-modelja e Victoria’s Secret Angel ka shpjeguar çfarë e forcon marrëdhënien e saj të re “Evan është një djalë shtëpie si unë. Ne organizojmë festa të vogla me miqtë, atij i pëlqen shumë të gatuajë. Të dy jemi tipa bashkëbisedues edhe pse vijmë nga botë të ndryshme, por kemi vlera të përbashkëta, ndjenjën e besnikërisë, familjes dhe ndershmërisë. Unë u besoj njerëzve më lehtë. Evan është më i kujdesshëm dhe i rezervuar. Është një baraspeshë e mirë”.

Tags: evan spiegelmartohenmiranda kerr
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Motra e Mateos jep bekimin për romancën Brikena-Mateo!
Breaking News

Motra e Mateos jep bekimin për romancën Brikena-Mateo!

18/02/2026
“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit
Breaking News

“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit

17/02/2026
Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë!
Breaking News

Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë!

17/02/2026
Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës
Breaking News

Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës

17/02/2026
North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj!
Breaking News

North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj!

17/02/2026
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu…
Breaking News

”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu…

17/02/2026
Next Post
Brad Pitt bën test droge/ Ja rezultatet

Brad Pitt bën test droge/ Ja rezultatet








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera