Selvija Jao, ish-bashkëshortja e Shpat Kasapit, ka ndezur përsëri debatet në rrjetet sociale me një seancë pyetje-përgjigje në Instagram. Një nga ndjekësit e saj e pyeti për tradhtinë, dhe përgjigjja e Selvijës ishte më intriguese se zakonisht, duke përshkruar një formë tradhtie që ajo e konsideron më të rëndë se ajo “klasikja”.
“Ka partnerë që duan vetëm të krijojnë familje pa marrë asnjë përgjegjësi. Duan një grua të mirë vetëm për ta neglizhuar më vonë. Duan fëmijë vetëm për t’u bërë foto e jo për t’i dhënë atë që u takon fëmijës dhe gruas. Këtë e quaj tradhti më të madhe sesa tradhtia klasike,” shkruajti ajo.
Duke theksuar më tej rëndësinë e përgjegjësisë, Selvija shtoi:
“Nuk ka tradhti më të madhe se sa të hysh në një marrëdhënie me papërgjegjësi dhe të të interesojë vetëm vetja jote!”
Edhe pse nuk përmendi asnjë emër konkret, ndjekësit menjëherë nisën të lidhin komentet e saj me Shpat Kasapin, ish-partnerin e saj. Përkujtojmë se ata kanë një djalë të vogël, Roelin, dhe divorci i tyre është shoqëruar me disa thumbime dhe reagime publike në Instagram.
Pavarësisht se komentet e Selvijës mund të interpretohen si një thumb, për shumë ndjekës mbeten thjesht mendime mbi marrëdhëniet dhe përgjegjësinë brenda tyre.









