Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë… 07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Thonë që të ndjek…” Ja si u përgjigj Monika Kryemadhi për Ilir Metën

05/01/2026
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Thonë që të ndjek…” Ja si u përgjigj Monika Kryemadhi për Ilir Metën

 





Monika Kryemadhi ishte e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Elona Duron në Top Albania Radio, ku foli për rolin e saj si opinioniste në edicionin e pestë të “Big Brother VIP”, por edhe për çështje personale që vijojnë të zgjojnë interes publik.

Që prej nisjes së këtij sezoni, Kryemadhi është pjesë e panelit të opinionistëve krah Arbër Hajdarit, ndërsa gjatë intervistës u përball edhe me një pyetje direkte lidhur me ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta, i cili ndodhet aktualisht në burg.


Salsano e pyeti nëse e kënaq ideja që Meta e ndjek atë nga burgu, por përgjigjja e Monikës ishte e menjëhershme dhe e prerë.

“Jo, nuk më kënaq”.

Biseda vijoi më tej, ku Kryemadhi sqaroi se nuk bëhet fjalë për paragjykim, por për një distancë të qartë që ajo dëshiron të mbajë.

“Jo, nuk është se kam mendim se më paragjykon, por nuk dua të kem asnjë lidhje me të”, u shpreh ajo, duke nënvizuar se nuk ka asnjë interes për të ndarë mendime apo lidhje me të kaluarën.

E pyetur nëse lexon komentet që bëhen për të, Kryemadhi u përgjigj shkurt:

“Jo”.

Ndërkohë, sa i përket “Big Brother VIP”, ajo theksoi se ky sezon përbën një sfidë të rëndësishme për produksionin dhe për të gjithë ata që janë pjesë e formatit.

“Mendoj se kjo është një sfidë e produksionit në radhë të parë, por edhe unë si një pikë në këtë oqean në këtë produksion, është sfida jonë për ta kthyer Big-un në një instrument, që të mos bëhemi kopje e çdo bigu, por çdo Big të ketë individualitetin e vet… bëni lojën tuaj, jo kopjen e Big-eve të tjera”, u shpreh ajo.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!
Breaking News

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!

07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!
Breaking News

Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!

07/03/2026
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!
Breaking News

Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!

06/03/2026
Next Post
“Tallje publike, jo më eksperiment”, Sara Gjordeni ka dy fjalë për “Big Brother VIP”!

“Tallje publike, jo më eksperiment”, Sara Gjordeni ka dy fjalë për “Big Brother VIP”!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera