Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin! 24/01/2026
Dështojnë përpjekjet për pajtim, futbollisti i njohur ndahet sërish nga gruaja dhe arsyeja është e njëjtë: Tradhtia! 24/01/2026
“Ndihem e bekuar”, Rita Ora na shkriu zemrat me dedikimin për gjyshen 24/01/2026
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë! 23/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time! 23/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Thyej Heshtjen” – fushata e ‘OSBE-së’ për 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore

06/12/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
“Thyej Heshtjen” – fushata e ‘OSBE-së’ për 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore

Në ditën e parë të fushatës vjetore 16 Ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore, organizata për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE) nis, në Shqipëri një fushatë ndërgjegjësimi të quajtur “Thyej Heshtjen”. Fushata do të zhvillohet gjatë 16 Ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.





Fushata në mediat sociale, mund të ndiqet në rrjetet sociale të prezencës së ‘OSBE-së’ në Shqipëri në ‘Twitter’ dhe ‘Facebook’, si edhe në ‘Instagram-in’ e ‘OSBE-së’. Në dhjetor, ‘OSBE-ja’ do të shpërndajë postera në rajonet e policisë, në mbarë vendin, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për dhunën ndaj grave dhe rolin e policisë në luftën kundër kësaj dhune.

Fushata bazohet në gjetjet kryesore të anketës së ‘OSBE-së’ për mirëqenien dhe sigurinë e grave, në të cilën u intervistuan mbi 15 mijë gra, në shtatë shtete pjesëmarrëse: Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi, Moldavi dhe Ukrainë. Anketa u zhvillua edhe në Kosovë. Në Shqipëri, pjesë e anketës u bënë 1800 gra. Dhuna kundër grave është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, e megjithatë, ajo mbetet një fenomen i përhapur nëpër botë.


Rezultatet e anketës së ‘OSBE-së’ treguan se dhuna kundër grave vijon të jetë e pranishme në Shqipëri. 19% e grave kanë përjetuar dhunë fizike dhe 4 për qind thonë se kanë pësuar dhunë seksuale nga partneri intim. Më shumë se gjysma e grave (62%) kanë pësuar dhunë psikologjike nga partneri. 34% e grave kanë përjetuar ngacmim seksual që prej moshës 15-vjeçare dhe 17% e kanë pësuar këtë lloj ngacmimi gjatë 12 muajve përpara zhvillimit të anketës.

Rrallëherë gratë i denoncojë rastet e dhunës tek autoritetet përgjegjëse. Vetëm 3% e grave, që pësuan dhunë nga partneri aktual, denoncuan në polici rastin që iu dukej më i rëndë, dhe thuajse gjysma e grave të intervistuara në Shqipëri (48%) mendojnë se dhuna në familje është një çështje private, e cila duhet të trajtohet brenda familjes. Turpi, frika, varësia ekonomike dhe mosbesimi tek institucionet janë pengesat kryesore të identifikuara nga gratë si arsye për mosdenoncimin e dhunës.

Dhuna kundër grave ndodh në hapësira private dhe publike: në shtëpi, në punë, në shkolla dhe universitete, në rrugë dhe në mjetet e transportit publik. Ajo mund t’i ndodhë çdo gruaje, duke e prekur rëndë mirëqenien e saj dhe duke e penguar të marrë pjesë plotësisht në shoqëri.

Dhuna kundër grave është rezultat i pabarazisë gjinore, e cila bazohet në normat dhe sjelljet e dëmshme ekzistuese. Për të ndryshuar perceptimin se ngacmimi seksual apo dhuna kundër grave është normale dhe çështje private, ne të gjithë mundemi dhe duhet t’i mbështesim e t’i nxisim gratë të denoncojnë çdo rast të dhunës dhe të marrin ndihmën që iu nevojitet. Në Shqipëri, ndihma ofrohet përmes linjës kombëtare të këshillimit, www.hotlinealbania.org, në numrin falas të telefonit 116 – 117./revistawho.com

Tags: dhunagravekunder
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!
Breaking News

Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!

24/01/2026
“Nuk e di çfarë ka në atë ujë”, Rita Ora flet me krenari për yjet e muzikës nga Kosova!
Breaking News

“Ndihem e bekuar”, Rita Ora na shkriu zemrat me dedikimin për gjyshen

24/01/2026
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!
Breaking News

Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!

23/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV!

23/01/2026
“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!
Breaking News

“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!

23/01/2026
“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?
Breaking News

“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?

23/01/2026
Next Post
Bebe Rexha zbulon artisten shqiptare të preferuar

Bebe Rexha zbulon artisten shqiptare të preferuar








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera