Jo të gjithë aktorët që luajnë tek seriali më i ri “Bixhoz me dashurinë” janë të panjohur për publikun. Të dashurën e Shivait, Tian e keni parë para pak vitesh tek seriali “Bidaai”. Ajo luajti në shumë pak seri dhe quhej Doli, motra e Alekut dhe Ranvirit. Aktorja Navina Bole u përjashtua nga seriali “Bidaai” pasi shkonte me vonesë ndërkohë që ishte duke xhiruar edhe një serial tjetër. Vendin e saj e zuri aktorja Shabana Mullani. “Kam xhiruar ditë dhe natë për Bidaain”, është shprehur Navina Bole pasi u përjashtua nga seriali, e mërzitur që ata nuk e kishin njoftuar. Ndërsa regjisori i “Bidaait”, Raxhan Shahi u shpreh se Navina Bole e kishte mohuar kur ai e kishte pyetur nëse po xhironte ndonjë film tjetër./revistawho.com








