Rreth një vit më parë këngëtarja Tuna provoi për herë të parë ndjesinë e të qenurit nënë. Me rritjen e Tian çdo ditë është ndryshe nga tjetra dhe ndryshimet tek ai janë shumë të mëdha. Për herë të parë vogëlushi Tian ka prerë flokët e tij dhe të pranishëm në këtë ngjarje kanë qenë edhe mami Tuna edhe babi Patris.
Në fytyrën e Tian vihet re një frikë dhe për këtë arsye Patrisi ka vendosur të qëndrojë pranë të birit. “Babush ‘mode ON’ kur e di që je në duar të sigurta”, – ka shkruar Tuna në fotografinë në të cilin Patrisi po kujdeset për Tianin. Dhe për këtë prerje të parë flokësh Tuna dhe partneri i saj kanë zgjedhur një nga stilistët më të mirë të flokëve në Kosovë, Kaçi Lleshi. /revistawho.com