Rita Ora ishte shumë e komentuar gjatë ditës së djeshme për shkak të performancës së saj në Hungari, ku pa e ditur, siç tha dhe vetë ajo, mori në skenë dhe vendosi në supe flamurin serb. Vetë Rita sqaroi më vonë se prej ndriçimit nuk e kishte parë flamurin e cilit shtet po mbante. Lidhur me këtë ngjarje, këngëtarja mesa duket ka marrë qortime edhe nga e ëma, e cila tipike një nënë shqiptare i ka bërtitur. Por më pas Vera Ora i ka kërkuar falje Ritës duke postuar një foto të saj teksa bën shqiponjën dhe shkruan se ishte bërë nervoze.
“M’fal të kom bërtit shumë por më ke bo nervoz. Mos u trullo”, shkruan Vera Ora.









