Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Jennifer Lopez paska pasur nevojë të divorcohet nga Ben Affleck që të ndihet më e fortë se kurrë! 18/03/2026
A po e shkatërron Inteligjena Artificiale dashurinë? 18/03/2026
“Ajo nuk bie kurrë”, mesazhi prekës i vëllait të Selin pas daljes së Gimbos nga Big Brother Vip! 18/03/2026
Sulejmani dhe Hyrremi rikthehen pas 15 vjetësh! 18/03/2026
“Më lini të marr frymë”, Alaudin Hamiti zbulon detaje rreth BBVK5: Do ecë, me ose pa mua! 18/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Tirana ‘Medalje Mirënjohje’ aktores që sfidoi sëmundjen, Hajrie Rondo: Do luftoj t’i ngjis prapë ato shkallë…

22/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Tirana ‘Medalje Mirënjohje’ aktores që sfidoi sëmundjen, Hajrie Rondo: Do luftoj t’i ngjis prapë ato shkallë…

Personazhi i njohur i Tanës në filmin “14 vjeç dhëndër” është një nga dhjetëra rolet e mrekullueshme që Hajrie Rondo ka luajtur në disa dekada karrierë në skenën e teatrit dhe të filmit. Së fundi, pasi fitoi betejën e jetës me sëmundjen, ajo është rikthyer në skenën e teatrit Metropol me komedinë “Tre dhëndurët”, e cila shërbeu si mundësi që Tirana të shprehë vlerësimin për kontributin e saj si një nga aktoret më të dashura për shqiptarët.
E shoqëruar nga aktorë të njohur të brezit të saj, por edhe nga artistë të rinj, Hajrie Rondo u prit dje në një takim të veçantë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili e falenderoi për të gjitha çastet e gëzueshme që ajo i ka dhuruar shqiptarëve me rolet e saj ndër vite. Më pas, në emër të qytetarëve të Tiranës, kryebashkiaku Veliaj i dorëzoi asaj Medaljen e Mirënjohjes, në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë ndër vite në teatër dhe në film, duke u shndërruar në një model frymëzimi për brezat e mëvonshëm të aktorëve.





erion-veliaj-me-hajrie-rondon-3_1477130437-7544593

“Për ne është një bekim, një inkurajim i jashtëzakonshëm që more përsipër këtë sfidë, dhe duke marrë përsipër këtë sfidë, i ke dhënë kurajë kaq shumë djemve, vajzave, njerëz që ndoshta po kalojnë vështirësi dhe dramat e tyre, por duke parë kurajën tënde sot janë bërë me krahë. Të falënderojmë shumë dhe të japim këtë medalje, si mirënjohje dhe respekt nga gjithë qyteti i Tiranës, për gjithë kontributin tënd ndër vite, sidomos për kurajën që na ke dhënë këto ditë, duke u rikthyer në skenë, e duke na e rikthyer shpresën të gjithëve”, u shpreh Veliaj në ceremoninë e dorëzimit të medaljes.


erion-veliaj-me-hajrie-rondon-5_1477130434-1998270

Nga ana e saj aktorja, Hajrie Rondo, falenderoi Bashkinë e Tiranës për këtë vlerësim, ndërsa theksoi se vetëm me punë dhe vullnet mund të arrihet çdo sukses, duke përballuar edhe sfidat që sjell jeta.

“Faleminderit që kontributi dhe jeta ime ka qenë në vëmendjen tuaj. Në jetën time kam pasur si lajtmotiv që ta shoh dhe ta përjetoj me ngjyrat më të bukura. Një nga këto ngjyra është ajo e profesionit që kam zgjedhur. Ne kishim premierën në Teatrin e Metropolit dhe unë jam pjesë e asaj shfaqje. Kur dy zonjushat e nderuara, drejtoresha dhe Sonila, më bënë ofertën isha në dilemë: ta marr apo jo? Të rri në shtëpi, të mbyllem dhe të bashkëbisedoj e trishtuar me sëmundjen, apo t’i them asaj def, ik tutje, sepse kam punë? Zgjodha këtë të dytën, bëra mirë dhe ia dola. U lodha një çikë, por stafi, drejtoresha, regjisorja dhe kolegët, ma amortizuan dhe ma lehtësuan sëmundjen. Betohem dhe të jap fjalën se do të luftoj, do të luftoj fort t’i ngjit prapë ato shkallë, ajo është shtëpia ime”, u shpreh aktorja Rondo.

erion-veliaj-me-hajrie-rondon-6_1477130437-6433493

Ajo vlerësoi punën e bashkisë në transformimin e Tiranës në një qytet më të jetueshëm për të gjithë. “Ju i keni dalë zot kryeqytetit, kësaj Bashkie, bravo! Puna e mirë dhe e bukur nuk të lë kurrë në baltë, nuk të tradhton kurrë. Përveç kësaj, në marrëdhënie me qytetarët ju jeni simboli i qytetarit të civilizuar. Ju keni sinqeritetin e një fëmije dhe mençurinë e një plaku të urtë. Faleminderit!”, shtoi aktorja Rondo.

erion-veliaj-me-hajrie-rondon-9_1477130436-5213967

Komedia “Tre dhëndurët” e shkrimtarit shqiptar Dionis Bubani ka nisur të shfaqet në Teatrin Metropol prej ditës së enjte, 20 Tetor, dhe do të vazhdojë të vihet në skenë deri në mesin e muajit Nëntor.

Tags: hajrie rondomedalje mirenjohje
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Jennifer Lopez paska pasur nevojë të divorcohet nga Ben Affleck që të ndihet më e fortë se kurrë!
Breaking News

Jennifer Lopez paska pasur nevojë të divorcohet nga Ben Affleck që të ndihet më e fortë se kurrë!

18/03/2026
A po e shkatërron Inteligjena Artificiale dashurinë?
Breaking News

A po e shkatërron Inteligjena Artificiale dashurinë?

18/03/2026
“Ajo nuk bie kurrë”, mesazhi prekës i vëllait të Selin pas daljes së Gimbos nga Big Brother Vip!
Breaking News

“Ajo nuk bie kurrë”, mesazhi prekës i vëllait të Selin pas daljes së Gimbos nga Big Brother Vip!

18/03/2026
Sulejmani dhe Hyrremi rikthehen pas 15 vjetësh!
Breaking News

Sulejmani dhe Hyrremi rikthehen pas 15 vjetësh!

18/03/2026
“Më lini të marr frymë”, Alaudin Hamiti zbulon detaje rreth BBVK5: Do ecë, me ose pa mua!
Breaking News

“Më lini të marr frymë”, Alaudin Hamiti zbulon detaje rreth BBVK5: Do ecë, me ose pa mua!

18/03/2026
“Do ta shohim me Kanun”, Babai i Selin: Rogertin s’e njoh, i bëj thirrje familjes së tij…
Breaking News

Përmendi Kanunin, vëllai i Rogertit i përgjigjet babait të Selin: Rruga është e hapur, s’duam konflikt!

18/03/2026
Next Post
Shpërthime masive në Belgjikë, akt terrorist apo grabitje?

Shpërthime masive në Belgjikë, akt terrorist apo grabitje?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera