• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Tiranë, dy makina përfshihen nga flakët (FOTO/VIDEO)

Dy automjete janë përfshirë nga flakët pasditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:20, në fund të rrugës “Tish Daija”, pranë një qendre tregtare, në zonën e Komunës së Parisit. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se fillimisht është përfshirë nga flakët një makinë tip “Mercedes Benz”, e cila ishte e parkuar në këtë zonë. Për pasojë, në flakë është përfshirë edhe një mjet tip “Audi”, që ndodhej pranë saj. Fatmirësisht, nga flakët nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm materiale. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa policia dhe zjarrëfiksja ndodhen në vendin e ngjarjes.