Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë! 10/01/2026
Eklipsi diellor në Ujor, koha për fillime të reja! 10/01/2026
“Do të ta mbaj emrin lart”, Ronela kujton të atin e ndjerë! 10/01/2026
“Nuk jam lezbike”, Kendall Jenner i jep fund thashethemeve: Do ta thosha hapur nëse do isha! 10/01/2026
Lim Hoti konfirmon hyrjen në BBVK? Postimi i tij thotë gjithçka 09/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

TIRANE/ Tronditet kur zbulon tradhtinë e burrit e të dashurën shtatzënë, ja ç’ndodh më pas

17/12/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
TIRANE/ Tronditet kur zbulon tradhtinë e burrit e të dashurën shtatzënë, ja ç’ndodh më pas

Një grua rreth të pesëdhjetave ka marrë vesh se bashkëshorti i saj biznesmen kishte krijuar lidhje intime me një tjetër grua, punonjëse në kompaninë e tij. Tronditja dhe acarimi i marrëdhënies në çift ka qenë më i madh kur gruaja ka mësuar se partnerja e re e të shoqit priste një fëmijë nga ai. Pas këtij momenti, dy gratë janë takuar disa herë. Në këto takime, mes sharjesh e ofendimesh, ato i kanë kërkuar njëra-tjetrës reciprokisht “hiq dorë” nga biznesmeni, raporton “Panorama”. Nuk bëhet fjalë për skenarin e ndonjë seriali televiziv, por për një histori të ndodhur vitin e kaluar në Tiranë. Gruaja e biznesmenit ka përfunduar si e pandehur në gjykatën e kryeqytetit, për shkak se gjatë “përplasjes” me të dashurën e të shoqit, ka konsumuar një vepër penale. Situata e bërë shkak për procedimin penal ka qenë një moment kur bashkëshortja e biznesmenit ka shkuar në spitalin ku kishte lindur tjetra dhe është përplasur me familjarët e saj. Fillimisht dosja ndaj të pandehurës K. E. ka shkuar në gjykatë për akuzën e “përndjekjes”. Në përfundim të gjykimit, Gjykata ka vlerësuar se e pandehura duhej të fajësohej për “kanosje” dhe të dënohej me 300 mijë lekë gjobë.





HISTORIA

Referuar vendimit të Gjykatës, gjatë debatit gjyqësor, e pandehura K. E. ka pretenduar se bashkëshorti i saj bashkëjetonte me të, ndërsa në deklarimet e saj shtetasja H. K. ka pretenduar se ai ishte ndarë nga bashkëshortja dhe se jetonin bashkë prej shumë kohësh. Vetë bashkëshorti i të pandehurës ka pranuar se ka jetuar me të pandehurën dhe se njëkohësisht ka pasur marrëdhënie edhe me shtetasen H. K. Sipas Gjykatës, kjo mënyrë jetese ka qenë edhe shkaku i krijimit të një marrëdhënieje të vështirë dhe konfliktuale midis të pandehurës K. E. dhe shtetases H. K. Për shkak se dy femrat pretendonin bashkëjetesën me biznesmenin dhe ky i fundit kishte preferuar të mbante njëkohësisht edhe martesën, edhe marrëdhënien paralele, gjatë vitit 2015 ka pasur të paktën dy takime, si edhe komunikime telefonike apo elektronike midis të pandehurës dhe shtetases H. K. Marrëdhënia ka mbetur e tensionuar dhe ato i kanë kërkuar njëratjetrës lënien e biznesmenit. KANOSJA NË SPITAL Në një nga muajt e fundit të vitit të kaluar, shtetasja H. K. është shtruar në maternitet për të marrë asistencën e duhur mjekësore për lindjen e fëmijës. Ky fakt është mësuar nga gruaja e biznesmenit, e pandehura K. E., e cila ka shkuar në ambientet e këtij spitali. Gjatë kohës që e dashura e të shoqit ka qenë nën kujdesin e mjekëve, e pandehura ka tentuar të futej në dhomën e saj. Kjo “dëshirë” e saj është ndërprerë nga familjarët e të parës. Situata është tensionuar dhe familjarët e H. K. kanë kërkuar edhe ndihmën e personelit të sigurisë së spitalit, të cilët kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën dhe e kanë shoqëruar të pandehurën jashtë ambienteve të spitalit. “Pavarësisht se e pandehura nuk ka arritur të komunikojë me shtetasen H. K., ajo u është drejtuar familjarëve të afërt të saj me fjalët se ‘ai është fëmijë kopil, është zënë në motele, se i ati ishte burri i saj’ etj”, thuhej në vendimin e Gjykatës. Situata është përsëritur edhe të nesërmen e asaj date, duke krijuar një klimë frike tek e dëmtuara H. K. dhe familjarët e saj për jetën dhe shëndetin e të dëmtuarës apo fëmijës që po lindte. Për këtë shkak, veç ndihmës së personelit, kanë kërkuar edhe ndihmën e policisë, si dhe kanë paraqitur kallëzim penal ndaj saj. 


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë!
Breaking News

Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë!

10/01/2026
E shtuna nuk vjen siç e prisnit, ja cilat shenja do të surprizohen!
Breaking News

Eklipsi diellor në Ujor, koha për fillime të reja!

10/01/2026
“Do të ta mbaj emrin lart”, Ronela kujton të atin e ndjerë!
Breaking News

“Do të ta mbaj emrin lart”, Ronela kujton të atin e ndjerë!

10/01/2026
“Nuk jam lezbike”, Kendall Jenner i jep fund thashethemeve: Do ta thosha hapur nëse do isha!
Breaking News

“Nuk jam lezbike”, Kendall Jenner i jep fund thashethemeve: Do ta thosha hapur nëse do isha!

10/01/2026
Lim Hoti konfirmon hyrjen në BBVK? Postimi i tij thotë gjithçka
Breaking News

Lim Hoti konfirmon hyrjen në BBVK? Postimi i tij thotë gjithçka

09/01/2026
S’do ta njihni! Gigi Hadid bën ndryshimin drastik në pamje
Breaking News

S’do ta njihni! Gigi Hadid bën ndryshimin drastik në pamje

09/01/2026
Next Post
E pëlqeni kafen të hidhur apo të ëmbël?! Ja çfarë tregon kjo për ju

E pëlqeni kafen të hidhur apo të ëmbël?! Ja çfarë tregon kjo për ju








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera