Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë! 05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York 05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba! 05/03/2026
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

TiRINI: Klaudio Zoto, ekselenca nën tingujt e violinçelit

18/12/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
TiRINI: Klaudio Zoto, ekselenca nën tingujt e violinçelit

Është gjithmonë koha e duhur që t’i motivojmë të rinjtë e vlerave, sepse tek ata gjejmë shpresën e një Shqipërie më të mirë!
2020 ishte një vit, që meriton të mbyllet me pozivitivitetin që përçon projekti “TiRINI”, i cili ka në fokus promovimin e modeleve të suksesit nga radhët e të rinjve, në fusha të ndryshme. Ju ftojmë t’i ndiqni dhe le të shërbejnë si frymëzim, për këdo që është në mëdyshje nëse do ta bëjë ëndrrën, një realitet! Momenti të çohemi nga vendi ku rrimë ulur, të punojmë fort dhe të ndjekim rrugën e këtyre modeleve, që do i sjellim në “Lart e Poshtë” gjatë këtij sezoni festiv.
Talenti lind, ndërsa puna e bën atë të përkryer.





Klaudio Zoto vjen nga një familje muzikantësh, dhe numëron më shumë çmime sesa vite jete ?Maturanti ekselent i Liceut Artistik “Jordan Misja” e ka përfaqësuar në mënyrë dinjitoze Shqipërinë, në shumë konkurse ndërkombëtare. “E ardhmja ime në vend është e sigurtë, sepse kemi artistë shumë të mirë këtu. Edhe pse do kisha dëshirë të merrja një kulturë tjetër, duke qenë se dhe muzika është një miks i kulturave të ndryshme dhe prandaj ndoshta do të shkoj dhe unë jashtë,” – kështu e parashikon të ardhmen, artisti i talentuar.



Në moshën 6-vjeçare ka nisur të studiojë për violinçel, nën drejtimin e mësueses Ridvana Selita. “Tipari kryesor që spikat tek Klaudio është talenti, po aq sa dhe ndjeshmëria muzikale. Në këto 12 vite punë si mësuesja e tij, vërej vetëbesim dhe këmbëngulje në nivele të larta. Kujtoj një rast, që menjëherë pas koncertin të një ditë më parë; direkt të nesërmen ka ardhur në shkollë me materiale, për të vijuar leksionet,” – ka cituar znj.Selita.Koncertin e tij të parë e realizoi vetëm 6 vjeç, në hollin e TKOB. Pas një viti, Klaudio fiton çmimin e parë në konkursin “ArsKosova”, duke hapur kështu siparin e çmimeve të njëpasnjëshme që do të rrëmbente. Përmendim trofetë e vendit të parë në konkursin “Tirana Talent” (çmimi i Virtuozit); në kompeticionin “Agimus”, Padova; konkursin “Euritmia”, Udine; kompeticionin “Polyhymnia International”, Shkup dhe kompeticionin “Pjetër Gaci”.


Mes rezultateve të shkëlqyera, suksesit artistik dhe shoqërisë së tij, Klaudio e ka çdo ditë të mbushur plot, duke jetësuar ëndrrat dhe dëshirat e fëmijërisë së hershme. Ne i urojmë suksese! Nëse ylli i suksesit i ndrin sa më lart dhe gjatë të rinjve si ai; shoqëria jonë do jetë akoma më e bukur dhe shpresëdhënëse!
Ndiqni episodin e parë të “TiRINI” në linkun në bio!/revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!
Breaking News

Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!

05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York
Breaking News

Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York

05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!
Breaking News

Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!

05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!
Breaking News

Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!

05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!
Breaking News

Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!

05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Next Post
Kush nga VIP-at festoi në hapjen e “Sense Resto Lounge” në qendër të Tiranës?

Kush nga VIP-at festoi në hapjen e “Sense Resto Lounge” në qendër të Tiranës?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera