Këngëtarja amerikane Becky G dhe futbollisti amerikan Sebastian Lletget janë fejuar. Pas 6 vitesh lidhje, Sebastiani i ka propozuar Becky-t teksa shijonin perëndimin e diellit. Ishte këngëtarja që publikoi disa foto nga momenti i propozimit dhe shkroi: “Vendi ynë përgjithmonë”. Postimi përfshinte tre foto: njëra ku futbollisti shfaqet i ulur në një gju duke i propozuar, një foto e dytë ku çifti shfaqet duke u përqafuar dhe e fundit është Becky G e buzëqeshur duke treguar unazën e diamantit. Çifti ishin veshur dhe njësoj me xhaketa lëkure të zeza.
View this post on Instagram








